Stil jete

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë së Bill që për t`u martuar me Melindën shkroi tabelën Pro dhe Kundër

“Ajo kishte pasur të dashur e shokë të tjerë, unë kisha Microsoft-in. Marrëdhënia jonë ka nisur si: Hej nuk e kemi seriozisht ne këtë? Nuk do i vjedhim kohën njëri-tjetrit. Filluam të kujdeseshim shumë për njëri-tjetrin pa e kuptuar dhe kishim vetëm dy rrugë: ose të ndaheshim, ose të martoheshim. Bëra një tabelë Pro-Kundër martesës”.

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar mbrëmjen e djeshme se do t`i japin fund martesës 27-vjeçare.

“Nuk besojmë më se mund të rritemi si çift”, shkruanin ndër të tjera. Po si nisi historia e tyre e dashurisë? Ai ishte shefi dhe ajo punonjësja, të cilës iu desh të priste dy javë për të pirë kafenë e parë me CEO-n e Microsoft.

“Pas mendimeve të gjata dhe shumë përpjekjeve për marrëdhënien tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës. Gjatë 27 viteve të fundit, kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’u mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë të njëjtin besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi si çift në këtë fazë të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë teksa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re”, njoftuan dje Melinda dhe Bill Gates.

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

Ata u takuan bashkë në 1987-ën kur Melinda filloi punë në kompaninë Microsoft të Bill. Kur Bill i kërkoi të dilnin bashkë për herë të parë, iu desh ta linte takimin dy javë në advancë. Kjo për shkak të axhendës shumë të ngarkuar që kishte. Melinda priti dy javë që të pinte kafenë e parë me shefin, por jo si shef.

“Ajo kishte pasur të dashur e shokë të tjerë, unë kisha Microsoft-in. Marrëdhënia jonë ka nisur si: Hej nuk e kemi seriozisht ne këtë? Nuk do i vjedhim kohën njëri-tjetrit”, ka treguar Bill në 2019-ën, në miniserialin e Netflix “Inside Bill`s Brain”.

Përfundimisht, pasi romanca u bë serioze, Bill bëri një listë pro / kundër nëse ai duhej apo jo ta propozonte dhe peshorja anonte nga ‘Po’-ja. Bill dhe Melinda u martuan në 1994 në Havai, në ditën e Vitit të Ri.

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

Fëmija i tyre i parë, Jennifer erdhi në jetë në vitin 1996. Djali Rory në 1999-ën, kurse vajza e tretë Phoebe, në 2002-shin.

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

Mëmësia e largoi Melinda-n nga puna në Microsoft. Megjithatë bashkë me Bill ngritën fondacionin Bill dhe Melinda Gates të përqendruar në shëndetin global, arsimin, qasjen në informacionin digjital dhe mbështetjen për familjet në vështirësi.

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

“Duke punuar së bashku, si dhe duke krijuar një familje së bashku, ka një intensitet të caktuar. Por ne jemi shumë me fat sepse kryesisht i shohim gjërat në të njëjtën mënyrë, qëllimet i kemi shumë të njëjta”, thoshte Bill në një intervistë live në Facebook në vitin 2019.

Kurse Melinda thoshte: “Unë mendoj se njerëzit kanë një pikëpamje të caktuar për Billin, si CEO me një ngarkesë të lartë në drejtimin e Microsoft. Kam përshtypjen që njerëzit thonë me vete: Melinda nuk mund të jetë kurrë e barabartë me Bill. Në fakt unë kam barazi totale me Billin. Por na u desh pak kohë për ta arritur. Unë jam gjithmonë e interesuar për këndvështrimin e tij mbi gjëra të caktuara dhe ai është i interesuar mbi këndvështrimin tim. Mospërputhjet janë ato që na shkaktojnë debate pastaj”.

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

“Ti je me fat në jetë dhe me fat në luftë”, i tha regjisori Davis Guggenheim, Bill-it, në dokumentarin me tre seri “Inside Bill`s Brain”. Dhe Bill iu përgjigj: Jam me fat në dashuri gjithashtu.

Po kjo ishte njëra anë, ajo e bukura e marrëdhënies që ka pasur ulje-ngritjet e saj.

Siç edhe më lart u përmend, Bill dhe Melinda ishin duke përjetuar një aventurë në fillimet e tyre, pa asnjë kusht.

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

“Filluam të kujdeseshim shumë për njëri-tjetrin pa e kuptuar dhe kishim vetëm dy rrugë: ose të ndaheshim, ose të martoheshim”, tregonte Bill. Tabela me pro dhe kundër e ndihmoi të merrte vendimin. Tabelën e bardhë e kishte zbuluar vetë Melinda teksa hynte në dhomën e tij.

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

Divorcohen pas 27 vitesh, por cila është historia e dashurisë

“Kemi arritur në një pikë me Bill që sot qeshim me disa gjëra, por dikur ka pasur ditë shumë të vështira për martesën tonë. Ka pasur ditë kur kemi thënë: A mund të vazhdoj më tej? Njëherë jam mërzitur shumë me të, sepse ishte ulur të lexonte një libër të Winston Churchill në vend që të më nidhmonte të bëja gati fëmijët dhe makinën për të dalë. Për 5 vite ka punuar nga 16 orë në ditë. Balancimi i jetës personale dhe asaj profesionale ka qenë e vështirë për të. Ajo tabela pro dhe kundër nuk ka pasur lidhje me mua. Ai nuk ishte në dilemë për mua, por për veten: A do e përballonte dot drejtimin e punës dhe praninë në familje”.

Njëherë tjetër Melinda ka treguar: “Një mbrëmje kuptova që unë mbetesha në kuzhinë e vetme për të sistemuar ndërkohë që gjithë të tjerët hanin dhe iknin. Një moment inati i brendshëm më doli jashtë dhe ndërkohë që ata kishin marrë drejtimin për t`u ngjitur në dhomat e tyre, i ulërita: Askush të mos largohet nga kuzhina pa ikur dhe unë. Që nga ajo ditë ne i lajmë të gjithë bashkë enët në mbrëmje”, ka rrëfyer Melinda një herë tjetër.

Jeta e saj me Bill, një nga burrat më të fuqishëm nuk ka qenë e lehtë, por ajo bëri përpjekjet e saj për ta bërë të bukur, ashtu si edhe ai. Përfundimin tashmë pas 27 viteve martesë e dini të gjithë.