Stil jete

Djali që po njihja s`më erdhi në takim, se mori vesh që kisha bërë vaksinën

Djali që po njihja s`më erdhi në takim, se mori vesh që

‘Më mban mend mua?’. Ky ishte mesazhi që më erdhi në një aplikacion takimesh. Hyra t`i shikoja fotot dhe jo, nuk më kujtohej. Rrahjet e zemrës m`u përshpejtuan kur i hapa foto. Një zotëri biond, i pashëm, i gjatë, në formë… Si mund ta kisha harruar një njeri të tillë?!

Më pas më shkruajti si ishte një shok gjimnazi. Kishte të drejtë. Ishte Gabe. Ylli i basketbollit në shkollë, i rrethuar gjithmonë nga vajza të bukura. Unë dhe ai nuk kishim asnjë kujtim bashkë nga shkolla e mesme, sepse unë pushimin e drekës e kaloja në bibliotekë, me një libër përpara.

Kishin kaluar 20 vjet nga ajo kohë. Tani të dy bënim për pak 40 vjeç. Shkëmbyem numrat e telefonit.

Kur folëm për herë të parë në Facetime, ai është ulur në një makinë. Lëkura i shkëlqente. Ishte i sigurt, argëtues, i buzëqeshur, rrezatues…

Shumica e bashkëmoshatarëve tanë jetojnë në periferinë e Minneapolis, aty ku bëmë të mesmen. Ata janë të martuar, kanë me fëmijë, punë të qëndrueshme, jetë të qëndrueshme. Pozojnë para kungujve dhe duken të lumtur. Ata nuk janë njerëz që lëvizin në Kaliforni për të ndjekur ëndrrat e pamundura. Por unë e bëra. Dhe Gabe e bëri gjithashtu. Ndihem plotësisht e lidhur me këtë person që e njoh kryesisht përmes një lente nostalgjie.

E ftova për një darkë që do të realizohej pas një muaji.

Të dy e dinim se darka ishte vetëm fjala…

Për 30 ditë imagjinova se si do të ishte seksi me të. Megjithëse nuk kemi qenë kurrë miq, ka një rehati te njerëzit nga e kaluara. Imagjinova se ç`aromë mund të mbate ai dhe mezi e prita ditën.

“Kur do të vish për darkë?”, i shkruajta. Nuk u përgjigj për 24 orë. Pas 24 orësh ma ktheu: “Të kam dëshiruar që në shkollën e mesme”. Rashë mbi telefon.

Po entuziazmi zgjati pak. Mesazhi i radhës vazhdonte: “Por nuk mund të bëjmë seks bashkë, sepse shkëmbejmë lëngjet e trupit dhe ti ke bërë vaksinën, unë nuk besoj tek ajo”.

Shpresoja ta kisha lexuar gabim. Shpresoja të ishte një gabim ortografik.

Ma përsëriti.

“Nëse bëjmë seks, ne shkëmbejmë sekrecione dhe unë nuk i besoj vaksinës.”

Vibe vdiq! M`u kujtua Tom, një skenarist që e kisha takuar në Marina në 2020-ën. Seksi me të ishte shumë i mirë, i mrekullueshëm, me të vërtetë ... dhe më pas ai më tha se do votonte për Kanye. Pas kësaj, seksi nuk ishte i njëjtë.

Jemi në dy botë të ndryshme: e imja; një botëkuptim i zhytur në të dhëna dhe shkencë. Ai duket se është zhytur në një botë ku 'bërja e kërkimit' është e ngjashme me zhytjen në një vrimë lepuri të teorive konspirative.

Unë ende fantazoj për një botë ku epshi nostalgjik e tejkalon mendimin racional…