Stil jete

Çdo dyqan lodrash në Kaliforni do të ketë një sektor neutral

Çdo dyqan lodrash në Kaliforni do të ketë një sektor

Kalifornia është shteti i parë amerikan që kërkon nga shitësittë kenë sektor neutral, pra me lodra për të dyja gjinitë. Ligji u nënshkrua të Shtunën nga Guvernatori Gavin Newsom.

Ligji në fakt përfshin jo vetëm lodrat, por edhe aksesorë të tjerë për fëmijë, si ato të gjumit, të relaksimit, të ushqimit, apo të daljes së dhëmbëve.

Qëllimi është shmangia e paragjykimeve gjinore. Kompanitë që nuk respektojnë ligjin do të përballen me një gjobë prej 250 dollarësh në shkeljen e tyre të parë dhe 500 dollarësh për shkeljet e mëvonshme. Ligji i ri hyn në fuqi në 2024-ën.

Për të shmangur ushqyerjen e stereotipeve kompania e lodrave Lego gjithashtu mori vendimin për të eliminuar etiketat 'për vajzat' ose 'për djemtë'.