Stil jete

Ç`do të thotë ‘Gaslighting’, fjala e vitit në fjalorin anglez?

Ç`do të thotë ‘Gaslighting’, fjala e vitit në

“E ke gabim, je i çmendur, nuk është ashtu siç të duket ty”. “Të kam vjedhur, thua? Je i sigurt që nuk i ke humbur ato gjëra?” I humba zgjedhjet? E keni gabim, unë i fitova, por u bë një komplot kundër meje.”

“Gaslighting” është fjala e vitit për fjalorin anglez Merriam-Webster.

Ç`do të thotë kjo fjalë?

Do të thotë të vësh në dyshim sensin e realitetit të tjetrit, duke e bindur atë se ndjenja e tij është e gabuar. Shërben edhe për të përshkruar këtë epokë të mohimit dhe lajmeve të rreme.

Termi daton nga një dramë teatrale e titulluar “Gaslighting” në 1938-tën, e cila më vonë u bë film nga George Cukor: një bashkëshort - Charles Boyer - është mbreti i manipuluesve dhe e bën gruan e tij - Ingrid Bergman - të besojë se ajo që thotë, ose beson, është përgjithësisht e gabuar. Duke filluar me dritat e gazit në shtëpinë e tyre. Ajo mendon se po veniten (në fakt po veniten) ai i thotë Jo vazhdimisht, derisa ajo beson se është çmendur.