Stil jete

‘Doja të bëhesha si Chiara Ferragni, por dështova’. Rrëfimi i një vajze që tregon se puna si blogere nuk është qejf

‘Doja të bëhesha si Chiara Ferragni, por dështova’.

“E provova jetën si blogere, por dështova. Duhet të punosh 24 orë në ditë dhe duhen shumë para”, kështu u shpreh Barbara Bonanni.

Në Itali mbi 3 milionë njerëz ëndërrojnë të punojnë në mediat sociale. Duket e thjeshtë kur shikon Chiara Ferragnin në Itali, por ky profesion është përhapur në gjithë botën, edhe në Shqipëri.

‘Doja të bëhesha si Chiara Ferragni, por dështova’.

Barbara Bonanni e provoi. Tashmë ka 50 mijë ndjekës në Instagram, por rrëfen se nuk është e lehtë.

“Është një angazhim 24-orësh, keni nevojë për para dhe sakrifica, duhet të menaxhoni ndjekësit dhe urrejtësit. Nuk mjafton të postosh një foto të lezetshme dhe kaq, u bë puna”, thotë ajo.

“Mund të hani ushqim të shkëlqyer, të vishni rroba të bukura, të udhëtoni nëpër botë në hotele të mahnitshme dhe madje paguheni për ta bërë këtë. Kush nuk do ta dëshironte këtë gjë?”

Megjithatë Barbana tregon se sot, edhe pse ka arritur t`i menaxhojë 50 mijë ndjekësit e saj e quan dështim pasi duhet të lësh çdo punë tjetër për ta bërë këtë dhe të arrish të kesh një qëndrueshmëri të ardhurash, që është e vështirë.

Kështu që kushdo që e ka në plan, le të mendojë dy herë.