Dokumentari 'Harry & Megan' publikohet në Netflix! 5 nga momentet më të rëndësishme
Janë publikuar tre pjesët e para të dokumentarit ‘Harry & Megan’, në Netflix.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it hapen në serinë e dokumentarëve për gjithçka, nga historia e tyre e dashurisë deri te vendimi i tyre dy vjet më parë për t'u larguar nga rolet e tyre të larta mbretërore.
Dokumentarët përmendin gjithashtu se anëtarët e familjes mbretërore të Britanisë refuzuan të komentojnë përmbajtjen brenda kësaj serie.
Ja një vështrim në momentet më të mëdha deri më tani.
Harry dhe Meghan kritikojnë mediat:
Që nga episodi i parë i dokumentarëve, Harry dhe Meghan ofrojnë kritika të ashpra ndaj mediave.
Harry përshkruan një fëmijëri të ndjekur nga paparacët, që çoi në vdekjen e nënës së tij Princeshë Diana, e cila po ndiqej nga paparacët në Paris dhe vdiq pas një aksidenti me makinë.
Meghan përshkroi se si jeta e saj u përmbys pas takimit me Harry-n. Ajo u ndoq nga paparacët në Toronto dhe tha se fqinjët ishin paguar për të vendosur një kamerë në oborrin e shtëpisë së saj.
Raca e Meghan vihet në qendër të vëmendjes
Meghan lindi nga një baba i bardhë dhe një nënë me ngjyrë dhe u rrit si një fëmijë dyracor në Los Anxhelos. Në dokumentar, ajo thotë ishte dëshmitare kur nëna e saj u thirr me fjalën ‘N*gga’(fjalë rraciste për popullsinë me ngjyrë) në një vend parkimi.
Harry thotë se beson se "elementi i racor" e bëri situatën e tyre të ndryshme nga ajo që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore kishin përjetuar me shtypin.
Nëna e Meghan-it, Doria Ragland, thotë në serial se ajo i tha Meghan-it se trajtimi negativ që ajo mori në shtypin britanik ishte për shkak të racës së saj.
Sussex-ët zbulojnë detaje të historisë së tyre të dashurisë
Për herë të parë, Harry dhe Meghan ndajnë detaje të gjera të fillimit të marrëdhënies së tyre në vitin 2016, kur Meghan ishte aktore në serialin televiziv "Suits".
Harry zbuloi se e pa Meghan në faqen e një miku të përbashkët në Instagram dhe kërkoi kontaktin e saj.
Ata patën takimin e tyre të parë në korrik të 2016 në Londër, i ndjekur nga një takim i dytë përsëri në Londër.
Pas dy takimesh, Harry dhe Meghan shkuan në një udhëtim pesë-ditor në Botsvana.
“Duhej të njiheshim përpara se pjesa tjetër e botës dhe mediave të bashkoheshin”, tha Harry.
"Kur njoha gjithnjë e më shumë Meghan, thashë, "tani, po bie vërtet në dashuri me këtë vajzë", kështu që pavarësisht frikës sime, thjesht hapa zemrën për të parë çfarë do të ndodhë”.
Harry thotë se Meghan i kujton atij princeshën Diana
Në dokumentar Harry përshkruan ngjashmëritë që sheh midis gruas dhe nënës së tij.
"Meghan është shumë e ngjashme me mamanë time. Ajo ka të njëjtën dhembshuri. Ajo ka të njëjtën ndjeshmëri. Ajo ka të njëjtin besim. Dhe të njejtën ngrohtësi.
Harry jep një vështrim në presionet e jetës mbretërore
Harry është i pesti në radhë për fronin britanik. Babai i tij është Mbreti Charles III dhe vëllai i tij më i madh Princi William është trashëgimtari i fronit.
Harry thotë se kujtimet e tij të fëmijërisë janë të mbushura me paparacë.
“Rrallëherë kemi pasur pushime pa dikush me kamerë të kërcejë nga një shkurre apo diçka tjetër. Brenda familjes, sistemit, këshilla që jepet gjithmonë është mos reagoni. "
"Ka pasur gjithmonë presion, me pjesën e dramës, stresit dhe lotëve”.