Stil jete

Dollari amerikan dhe Bitcoin shënojnë rritje pas fitores së Trump

Dollari amerikan dhe Bitcoin shënojnë rritje pas fitores së Trump

Dollari amerikan është rritur ndërsa Donald Trump është në prag të rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Bitcoin gjithashtu ka arritur një rekord të ri, ndërsa tregtarët po presin për ulje të mundshme të taksave nën administratën e Trump.

Rezultati i zgjedhjeve pritet të ketë një ndikim të madh në ekonominë globale.

Këtë të mërkurë rritja e dollarit është me rreth 1.5% kundrejt një sërë monedhash të ndryshme, duke përfshirë paundin, euron dhe jenin japonez.

Trump është zotuar ta bëjë SHBA-në “kryeqytetin e bitcoin dhe kriptomonedhës në botë”.

Vlera e Bitcoin është rritur gjithashtu me 6,000 dollarë (4,645 £) në një nivel rekord prej 75,371,69 dollarë, duke tejkaluar nivelin e mëparshëm prej 73,797,98 dollarë të parë në mars të këtij viti.

Komentet e kreut të bankës qendrore, Jerome Poëell, do të shikohen nga afër në mbarë botën.

Të premten, zyrtarët e lartë kinezë pritet të zbulojnë më shumë detaje në lidhje me planet e Pekinit për të trajtuar ngadalësimin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.