Stil jete

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

“Overturizmi” është një term i ri që përdoret për të përshkruar aspektin negativ që ka numri i lartë i turistëve në një vend. Pavarësisht zhvillimit të ekonomisë dhe benefiteve në terma afatgjatë, numri i lartë i turistëve i sjell disa pakënaqësi vendasve, në raste specifike. E mira është që gjithkush t`i dijë këto raste për t`i shmangur. Nëse dikujt i bie rruga, në një nga vendet më të vizituara të botës.

Në Australi

Injorimi i rregullave të botës së egër. Ka njerëz që u ofrojnë çokollata kafshëve, ndërkohë që nuk e dinë se mund t`i çojnë drejt vdekjes. Edhe shkrepja e fotove të njëpasnjëshme me blic mund t`i trullosë kafshët.

Në Brazil

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Mos shkoni si vizitorë në lagjet e varfra që ata i quajnë “favela” se nuk janë park kombëtar. Dhe për më tepër mos shkrepni foto që më pas i shpërndani në rrjete sociale. Nuk është fare e lezetshme varfëria e atyre njerëzve.

Portugali

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Mos i fol askujt spanjisht se nuk je në Spanjë. Ata kanë gjuhën e tyre portugeze.

Irland

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Asnjë turist nuk i shqipton dot siç duhet emrat e vendasve, kështu që më mirë mos tento.

Irland Veriore

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Mos fol për politikë dhe fe. Është rregull i pashkruar dhe plus mos të përfshihesh në telashe serioze. Dhe kujdes, është Irlanda Veriore dhe jo veriu i Irlandës, se janë dy vende të ndryshme.

Finland

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Mos fol shumë dhe mos u ul pranë të tjerëve në transport publik nëse ka edhe sedilje të tjera të lira. Ata nuk duan të cënojnë hapësirën personale.

Holanda

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Të duhet të lëvizësh patjetër me biçikletë se makina bën shumë zhurmë. Mos ec në këmbë, në korsinë e biçikletave dhe më mirë merr apartament me qira se çdo formë tjetër. Të kushton më pak. Dhe mos i thuaj vendasve që janë si gjermanë, se e urrejnë.

Britani e Madhe, Angli

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Mos i ngacmo policën e Gardës Mbretërore. Nuk janë objekt turistik. Ata kanë armët në brez dhe armët kanë plumba. Mos bëni as fytyra qesharake kundrejt uniformës së tyre se e kanë të punës dhe s`kanë ç`bëjnë.

Skoci

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Mos porosit kuzhinë lokale dhe pastaj të ankohesh me zë të lartë. Nëse nuk e njeh një pjatë, pyet që në fillim se e kanë ushqimin shumë specifik.

Filipine

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Mos ec nëpër rrugë e dyqane me të brendshme. Mos ec, por mos u çudit kur të të shikojnë të gjithë shtrembër. Mos i jep para fëmijëve që gjen në rrugë, do të të ngjiten pas edhe të tjerë dhe nëse nuk u jep do të të rrahin.

Paris

Ç`duhet të dish që mos jesh një turist i urryer?

Mos vendos këtë drynin tek ura e të dashuruarve. Dashuria jote është shumë më e bukur se kaq. Plus që aty ka aq shumë sa... Kushedi sa ton hekur.

*Artikulli i Bright Side u përshtat nga Fabjola Hije