Dy mënyrat sesi gjuha e trupit të bën të dukesh me më shumë vetëbesim
Kur flisni në publik, gjuha e trupit luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si merret mesazhi juaj.
Mënyra se si qëndroni, çfarë bëni me duart tuaja dhe si lëvizni nëpër hapësir duhet të tregojnë besim, thotë Matt Abrahams, një pedagog dhe ekspert komunikimi në Universitetin e Stanfordit. Megjithatë, shumë njerëz sinjalizojnë pa dashje nervozizëm.
Çelësi për të pushtuar gjuhën e trupit gjatë komunikimit është të dukesh 'i rëndësishëm, i ekuilibruar dhe i qetë', thotë ai.
Këtu janë dy mënyra se si sjelljet tuaja mund t'ju ndihmojnë të përcillni vetëbesimin gjatë të folurit në publik.
1. Qëndroni drejt dhe mos u lëkundni.
'Njerëzit të cilëve u mungon vetëbesimi shtrembërohen duke u dukur si të vegjël,' thotë Abrahams.
Mbajtja e kokës drejt, qëndrimi me këmbët paralele dhe gjerësia e shpatullave mund t'ju bëjnë të dukeni më të mëdhenj, thotë ai.
'Shumica prej nesh qëndrojnë si një pinguin ose rosë,' thotë Abrahams. 'Kjo e bën të lehtë lëkundjen dhe kur shikon dikë që lëkundet, supozon se është nervoz.'
2. Tregojini duart tuaja.
'Mos i vendosni në xhepa ose nën tryezë', thotë Abrahams.
Nëse jeni duke udhëhequr një takim virtual, mund t'i vendosni duart para jush ose mbi tavolinë.
Sigurohuni që të shikoni tek kamera, ose drejtpërdrejt tek audienca që po i drejtoheni. 'Këtu në Amerikën e Veriut ne besojmë në kontaktin e fortë me sy,' thotë Abrahams.
Përdorimi i trupit tuaj në këto mënyra do të përcjellë besim dhe do të shuajë çdo dyshim për nervozizëm.