Ky është një pasazh i shkëputur nga libri i Ilir Ikonomit “Fan Noli Apostulli”.
"Për turbulencat në skenën shqiptare Noli ia hidhte fajin vonesave në konstituimin e shtetit dhe në ardhjen e Princit. “Princ Vidi, i cili ka miratimin e gjithë popullit shqiptar, - tha Noli, - pret të zgjidhen çështjet e ndryshme para se të vendosë të niset për në Shqipëri. Por vetëm prania e Princit në Shqipëri do të kishte zgjidhur më tepër se giysmën e këtyre çështjeve.
Eshtë përhapur një përrallë sikur Shqipëria është një vend feudal dhe se për të sunduar në Shqipëri duhet të merresh vesh së pari me të gjithë krerët feudalë. Kịo nuk është e vërtetë. Në jug nuk ekzistojnë fare krerë të tillë, ndërsa në veri ndikimi i tyre nuk është aspak aq i madh sa të krahasohet me atë të krerëve feudalë të Evropës në të kaluarën", tha Noli.
Noli i bëri thirrje Princit që të guxonte të ndërmerrte masat më të ashpra ndaj bosëve. Populli shqiptar, tha ai, jo vetëm që do të kënaqej shumë nga hapa të tilla, por do të shfaqte mirënjohjen më të thellë për këto masa të ashpra.
Bosët, tha Noli, nuk i kanë bërë asnjë të mirë popullit shqiptar as tani, as në të kaluarën. "Populli shqiptar, - tha ai, - pret që Princi t'i largojë këta njerëz.
Të gjithë shqiptarët shpresojnë që Princ Vidi të jetë njeriu i duhur për t'u kujdesur që këta bosë të zbriten nga shala. Nëse e bën këtë, atëherë
mund të jetë i sigurt se populli i ynë do ta dojë dhe do ta nderojë si një princ të vërtetë çlirimtar".