E dije që Kinder Surpriza është e ndaluar në Amerikë
Veza e famshme Kinder dashurohet prej 46 vitesh nga fëmijët në mbarë botën, që kur Michele Ferrero, pronare e kompanisë së ëmbëlsirave me të njëjtin emër, vendosi t'ua bëjë të vegjëlve Pashkë çdo ditë. Kjo sepse, siç e dinë të gjithë, brenda vezës së vogël prej çokollate ka gjithmonë një surprizë.
Megjithatë, ka një detaj vërtet të jashtëzakonshëm që lidhet me vezën: ajo është e paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Fajin për këtë e ka ligji që daton që nga viti 1938, kur Presidenti Roosevelt miratoi një nga ligjet e para që, me qëllimin të mbronte konsumatorët, duke ndaluar prodhimin e ushqimeve që përmbajnë pjesë të pangrënshme dhe lëndë joushqyese. Një ligj i cili synonte të mbronte mbi të gjitha qytetarin mesatar, të ekspozuar ndaj abuzimeve të bizneseve të mëdha, por që pashmangshmërisht u shtri edhe në ushqime të padëmshme si veza Kinder.
Prandaj, 82 vjet më vonë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave, organi që kontrollon cilësinë e ushqimit në Shtetet e Bashkuara, ende respekton Aktin Federal të Ushqimit, Barnave dhe Kozmetikës Rooseveltian, duke u nisur nga një fakt shumë i thjeshtë: Kinder ka vërtet çokollatën që është e ngrënshme dhe e shijshme, por përmban edhe kutinë plastike dhe lodrën brenda saj. Ky është pikërisht edhe problemi.
Tregu i zi i vezëve Kinder
Ligji amerikan parashikon gjoba deri në 300 dollarë për ata që shkelin ndalimin dhe importojnë ilegalisht vezë Kinder në tokën amerikane, por mund të ndodhë edhe më keq; në vitin 2012, për shembull, Brandon Loo dhe Christopher Sëeeney, nga Seattle, u arrestuan ndërsa ktheheshin nga një pushim në Kanada - ku veza është e ligjshme që nga viti 1975 - sepse oficerët doganorë të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA, të cilët në përgjithësi mbrojnë SHBA nga sulmet terroriste, droga, armët, trafikantët, gjetën gjashtë vezë Kinder në bagazhin e makinës së tyre.