E dije që sot është Dita Ndërkombëtare e Puthjes?
E Shtunë 6 Korrik 2024, 14:58
TiranaPost
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Puthjes!
Kjo festë lindi në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani njihet në mbarë botën.
Ndërsa origjina e vetë puthjes është e diskutueshme. Disa teori sugjerojnë se ka një qëllim evolucionar mbi shkëmbimin e pështymës, pasi informacione të rëndësishme gjenetike zbulohen për partnerin nga pështyma.
Në këtë foto të shkrepur në vitin 1966 është shkencëtari amerikan James Stuckey dhe vullnetarja Judy Creeden që demonstrojnë trupin e njeriut dhe aftësinë për të funksionuar si përcjellës i elektricitetit gjatë një leksioni në Nju Jork të sponsorizuar nga Komisioni i Energjisë Atomike.