Stil jete

E ke bërë ndonjëherë testin e ngjyrës së kuqe?

E ke bërë ndonjëherë testin e ngjyrës së kuqe?

E kuqja është sigurisht një ngjyrë që shpreh ngrohtësi, pasion, gëzim dhe shumë gjallëri. Ndikimi i saj tek emocionet është demonstruar gjerësisht dhe për këtë arsye shpesh përdoret në botën e reklamave dhe marketingut në përgjithësi. Po nëse do të zbulosh diccka për veten atëherë zgjidh një figurë. Cila të ra e para në sy?

Imazhi numër 1

Zgjedhja e fotografisë numër 1 flet për një njeri me personalitet shumë krijues. Shumë i vëmendshëm ndaj detajeve, për të mbetur origjinal në një botë kopjace. Entuziast dhe pasionant, e jeton gjithçka në thellësi dhe për këtë arsye nuk mund të shmangë ndjenjën e zhgënjimit. Kjo është arsyeja pse mendimet e të tjerëve kanë rëndësi në një farë mase. I sjellshëm dhe i dëgjon të gjithë, por zgjedhjet i bën në autonomi të plotë.

Imazhi numër 2

Imazhi numër 2 flet për një person me aftësi të mëdha organizative. Një person që frymëzon te të tjerët besim dhe siguri dhe shumë do t`i kërkojnë këshillat e tij të pagabueshme. Serioz dhe i përgjegjshëm. Asnjëherë nuk i shmanget përgjegjësive. Përkundrazi, shpesh është i detyruar të marrë mbi supe edhe të tjerët. Kjo ndonjëherë mund të jetë një arsye për lodhje fizike dhe emocionale. Prandaj, të mësosh t'u thuash ‘jo’ shumë pretendimeve, bëhet e domosdoshme.

Imazhi numër 3

Zgjedhja e fotografisë numër 3 flet për një figurë shumë popullare dhe pa diskutim të suksesshme. Një figurë shumë magjepsëse, pra, karizmatike dhe shumë e sigurt në biznesin e tij! Inteligjent, intuitiv dhe njeri që mund ta shohë të njëjtën situatë nga kënde të shumta.

Imazhi numër 4

Zgjedhja e fotografisë numër 4 tregon për një person të hapur, të shoqërueshëm, një rreze të vërtetë dielli! Po, një personalitet diellor, gjithmonë pozitiv, gjithmonë i gatshëm për të gjetur bukurinë dhe të mirat në çdo situatë. Këmbëngulës dhe i guximshëm, ai është një far i vërtetë për këdo që jeton pranë tij. Buzëqeshja e këtij njeriu, më e bukura në botë. Ai kurrë nuk e humb atë!