Stil jete

E mbylla Instagramin për 8 javë për të qetësuar trurin dhe ju rrëfej odisenë time

E mbylla Instagramin për 8 javë për të qetësuar trurin

Të paktën një herë në ditë mendoj me vete për shkakun se si e dëmtova trurin tim kështu. Diçka e çuditshme ndodh pasi kalon të 25-sat. Diçka që të bën ta ndjesh çdo dhimbje koke si të të jenë dëmtuar qelizat nervore. Të duket sikur gjithë gëzimi dhe lumturia u zhdukën. Një natë pata një ëndërr të keqe, sikur të vetmet fjalë që mund të nxirrja nga goja ishin ato të Instagramit.

Por një ditë prek ditësh, ishte një mikja ime që më tregoi se si ta ndreqja trurin. Më tha se ajo e kishte gjetur zgjidhjen duke fshirë Instagramin. Më tha që nuk ishte e lehtë për gjashtë muaj, por që në fund fare do të isha më e lumtur.

Ndihesha xheloze për qetësinë e saj mendore. Doja të ndihesha po njësoj dhe vendosa të bëja dhe unë të njëjtën gjë.

E fshiva aplikacionin e Instagramin nga telefoni për të paktën dy muaj dhe kodin ia dhashë një mikes sime që ta ndryshonte në mënyrë që unë të mos e dija të riun dhe të mos tundohesha për t`u rifutur.

Java e parë: Çfarë do bëj unë tani me gjithë këto foto?

Më erdhën disa shoqe nga Teksasi dhe shkrepa me qindra foto. Po ç`të bëja tani me gjithë këto foto? Në një rast tjetër do t`i kisha postuar në Insta.

Java e dytë: Rregulli kryesor, mos fol rreth vendimit që ke marrë.

Kushedi se sa herë do flasësh me të tjerët dhe do të ta bëjnë mendjen lëmsh. Po pse e mbylle, po ç`lidhje ka? Dhe do ndihesh konfuz.

Java e tretë: Kontrollo galerinë e telefonit me 7 mijë foto dhe fshij çfarë nuk do.

Java e katërt: Instagrami? Çfarë është kjo?

Në librin “Psycho-Cybernatics” shkruhet se duhen 21 ditë për të hequr dorë nga një zakon. Dhe unë isha fiks në këto ditë. Dhimbja tipike e dorës nga përdorimi i telefonit ishte zhdukur. Po filloja të mësohesha. Mora një ditar të vjetër, të lënë bosh e të mbuluar nga pluhuri dhe nisa të shkruaja në të.

Java e pestë dhe e gjashtë: Faza e fjalëkryqit

Përpara se të mbyllja Instagramin kurrë nuk e kisha plotësuar një fjalëkryq deri në fund. Po në javën e pestë, kur po rrija kot në shtrat shkarkova fjalëkryqin e New York Times.

Java e shtatë: Tradhtia

Në fillim të javësh së 7, mistreci brenda vetes, teksa ndodhesha në urban më tha: Po sikur të hysh në Instagram nga Broëser pa shkarkuar aplikacionin? Në fillim e shtypa këtë dëshirë, po mistreci dhe dëshira brenda vetes më mundën. I kërkova shoqes password-in. Nuk do postoja gjë, thjesht do shikoja.

Java e tetë: Ok, po tani çfarë?

Dita e fundit mbërriti dhe nuk ndjeja asgjë. Në fakt edhe e kisha tradhtuar pak veten. Por megjithatë kjo ishte koha ime më e gjatë pa Instagram që kur e kam shkarkuar në 2011-ën për herë të parë.

Nuk i arrita të gjitha qëllimet që i kisha vënë vetes në fillim. Nuk lexova gjithë librat që doja dhe nuk shkrova novelën time. Megjithatë ndihesha më e çlodhur, më e qetë, dhimbja e dorës ishte zhdukur dhe qëndrimi im në telefon ishte ulur me disa orë.

Kur e rishkarkova aplikacionin, postova një foto natyre. Mora 55 likes, që nuk ishin shumë, po as pak. Megjithatë, kënaqësinë që ndjeva gjatë shëtitjes me kafe në dorë e teksa shkrepja foton e natyrës, nuk ma dhanë ato “likes” si më parë.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al