Stil jete

E përballon dot deri në fund një film horror? Ja ç`thotë psikologjia për ty

E përballon dot deri në fund një film horror? Ja

Nëse do ishim duke jetuar në një kohë normale dhe kinematë do ishin të hapura, shumë njerëz do të rendnin për të parë filma horror, meqë jemi në tetorin e Halloween-it.

Sigurisht jo të gjithë i kanë qejf këto filma. Disa kënaqen, disa frikësohen.

“Më mirë preferoj të shkoj tek dentisti, se sa të shikoj një film horror e ta gdhij gjithë natën”, shkruan dikush në rrjet.

Po ç`thotë psikologjia?

Rezulton se neveria për filmat horror nuk është thjesht një preferencë personale, por është një nevojë psikologjike. Njerëz të ndryshëm janë të prirur të reagojnë ndryshe.

Sipas ekspertëve, njerëzit që duan filma të frikshëm e përjetojnë stresin ndryshe.

Njerëzit që kërkojnë më shumë sensacion janë të tërhequr ndaj filmave të frikshëm. Kjo për shkak të mënyrës se si trupi i tyre përballon stresin. Ata ndjejnë që kanë nevojë të harxhojnë energji.

Të tjerë mund të konsiderojnë panik një film horror dhe u duket sikur humbasin kontrollin ndaj trupit të tyre.

Njerëzit që i urrejnë këto filma janë zakonisht shumë të ndjeshëm.

Kanë tendencë të jenë më empatikë sesa një person mesatarisht empatik. Pra thënë më thjeshtë, filmat horror përveçse shkaktojnë efekte psikologjike, kanë edhe efekte fiziologjike.

Përvojat e fëmijërisë ndikojnë në mënyrën se si dikush percepton dhe ndjen frikën.

Nëse kanë parë dhe janë përballur gjithmonë me skena argëtuese, do ta kenë të vështirë t`i përballojnë filmat horror kur janë të rritur.

Nëse janë përballur në fëmijëri me skena të frikshme, në dozën e duhur sigurisht, e kanë më të lehtë kur rriten për ta përballuar një film horror.

Disa njerëz i shohin filmat e frikshëm si një mënyrë për t`u lidhur me të tjerët.

Filmat horror janë të kënaqshëm për disa njerëz kur ndahen me të dashurit e tyre

*Marrë nga Huffington Post