Stil jete

E re në zemër: Mbretëresha Elizabeta refuzon çmimin e moshuara e vitit

E re në zemër: Mbretëresha Elizabeta refuzon çmimin e

Mbretëresha Elizabeth II, 95 vjeçare nuk ka pranuar çmimin "e moshuara e vitit" pasi sipas saj nuk i plotësonte kriteret.

Zyrtarët e pallatit mbretëror janë pyetur nëse mbretëresha do ta pranonte çmimin, dhe pallati mbretëror është përgjigjur.

Në një letër për prezantuesin Giles Brandt asistenti i sekretarit personal të mbretëreshës Tom Laing-Baker ka shkruar:

Madhëria e saj beson se ju jeni aq të vjetër sa ndiheni, kështu që Mbretëresha nuk beson se ajo i plotëson kriteret përkatëse në mënyrë që të jetë në gjendje të pranojë çmimin dhe shpreson të gjejë një marrës më të denjë,” thuhej në letrën nga Tom Laing-Baker.

Kujtojmë se çmimi më përpara është marrë nga burri i saj, Princi Filip dhe mamaja e saj Elizabeth Angela Marguerite.

Tiranapost.al