Stil jete

Edhe kafeja dekafeinato ka kafeinë brenda. Po sa?

Edhe kafeja dekafeinato ka kafeinë brenda. Po sa?

Ka kafeinë edhe në kafenë dekafeinato dhe nuk është shaka. Po pse quhet kështu atëherë?

Ka një shpjegim logjik pas gjithë kësaj.

Procesi i dekafeinimit është i gjatë, kompleks dhe siç ekspertët thonë, është e pamundur të hiqet e gjithë kafeina nga një kokërr kafeje.

Ekzistojnë disa metoda të dekafeinimit. Më e zakonshmja është ajo që quhet teknikë e nxjerrjes me tretës. Pas korrjes së kokrrave të kafesë dhe para pjekjes, ato zhyten në një tretësirë me klorid metilen ose acetat etil, i cili lidhet me molekulat e kafeinës dhe i çliron ato. Këto substanca nuk janë të dëmshme (nëse u trembe nga emrat). Në fakt ka disa hipoteza që thonë se metileni ka përmbajtje substancash kancerogjene, por që në sasi aq të vogla sa përdoret për dekafeinimin, nuk është i rrezikshëm.

Metoda të tjera me tretës përfshijnë nxjerrjen e kafeinës duke përdorur vetëm ujë (teknika e ujit të Zvicrës), ose dioksid karboni me presion të lartë.

Zakonisht ka cikle të shumëfishta të nxjerrjes se kafeinës, por pavarësisht se sa kohë dhe rëndësi i kushtohet këtij procesi është e sigurt që në çdo kafe dekafeinato ka edhe pak kafeinë brenda.

Por sa kafeinë ka në të vërtetë kafeja dekafeinato?

Një filxhan kafe e zakonshme zakonisht përmban 95 deri 200 miligram kafeinë, ndërsa ajo pa kafeinë përmban vetëm 2 deri në 15 miligramë për filxhan.

*Burimi Roba da Donne