Edhe shkrimtarët i trajtuan heroinat gra keq, ndaj sot fajësohet viktima më shumë se dhunuesit

Mënyra si i tregojmë historitë cakton fatin e shoqërive dhe të jetës. Elif Shafak në një ‘reel’sqaron në pak rreshta sesi letërsia, me shkrimtarë të mëdhenj nga Shekspiri, tek Tolstoi, me Anna Kareninën që ra në dashuri dhe i dha fund jetës në shinat e trenit, apo Gustav Flober me “Madame Bovary” që piu helmi për shkak se guxoi të dalë jashtë kornizave. Duke parë se çfarë fundi tragjik iu dhanë këta shkrimtarë heroinave të tyre të librave, kupton se ka shumë rëndësi si rrëfehet një histori, dhe sot e kësaj dite, mediat, drejtësia vijojnë të poshtërojnë gratë, shpesh herë duke fajësuar viktimat dhe jo dhunuesit e tyre…
“Sa herë e kam dëgjuar fjalën “ayip” (turp) duke u rritur në Turqi? Ne grave dhe vajzave na thuhet vazhdimisht se duhet të jemi të kujdesshme në çdo gjë që bëjmë apo themi, gjatësia e fundeve tona, si ulemi apo flasim, në fakt, vetë ekzistenca jonë është ayıp-turp”, shkruan Elif.
Dhe në video sqaron më tej: “Është “ayip” (turp) një fjalë turke, por koncept ndërkombëtar. Për t`jua ilustruar, unë do t`ju lexoj në pjesë nga novela ime “The Island of Missing Trees”, në të cilën ka një moment kur halla turke Meriem ka një bisedë me mbesën e saj, ku halla justifikohet për shkak të rrëmujës së dhomës së saj. Ajo thotë: Më fal për rrëmujën. E ka fajin menopauza. Gjithë jetën time jam kujdesur për motrën, për burrin, për prindërit. Edhe ku kam shkuar në restorant, pastroja tavolinën që kamerieri të mos mendonte keq për ne. Se ishte AYIP (turp). Të duket familjare kjo fjalë? Do të thotë ‘turp’ dhe është fjala që përcakton jetën time. Mos vish funde të shkurtra. Ulu me këmbët të mbyllura. Mos qesh me të zë lartë. Vajzat nuk e bëjnë këtë. Vajzat nuk e bëjnë atë. Pse? Sepse është Ayip. Kam qenë gjithmonë e rregullt dhe e organizuar, por së fundmi diçka ka ndodhur. S`dua të pastroj më”, thote Elif dhe vazhdon më tej.
“Shumë gra, edhe unë jemi rritur me këtë koncept. Në shoqërinë tonë, burrat dhe gratë e përjetojnë ndryshe konceptin e turpit. Këtu duhet të përmendim edhe një term tjetër ‘slut-shaming’, atë turpërim që u bëhet grave që thyejnë ‘rregullat’ dhe kufijtë.
Unë shikoj shumë nga ky lloj slut-shaming edhe në letërsinë botërore. Disa nga veprat e Shekspirit, në veprat klasike si ‘Anna Karenina’, ‘Madame Bovary’ ka pafund slut-shaming. Kur shikon heroinat e Tolstoit, Floberit, ato janë gra të martuara që guxojnë të bien në dashuri me burra të tjerë, kanë gjithmonë një fund të tmerrshëm, vdekje të tmerrshme. Pra edhe nga vetë autorët është konceptuar si turp ajo që kanë bërë. Kanë pirë arsenik, apo janë shtrirë në shinat e trenit për t`i dhënë fund jetës. Pra ajo që dua të them është se ka shumë slut-shaming në mënyrën sesi ne ia tregojmë njëri-tjetrit historitë. Dhe është e rëndësishme që kjo mënyrë të rrëfyeri shkatërron jetë njerëzish. Në raste përdhunimesh, abuzimesh, ne shikojmë në covera lajmesh viktimën, gishta që i drejtohen asaj. Pra ne ngatërrojmë faktin se kush ka bërë turp”, thotë shkrimtarja Elif Shafak.
Shiko videon e plotë
Tiranapost.al