Stil jete

Efekti i Taylor Swift/ Sipas studimit, vajzat po lidhen më shumë me baballarët dhe shohin sport të dielave

Efekti i Taylor Swift/ Sipas studimit, vajzat po lidhen më shumë me

Taylor Swift e dha efektin e saj në familjet anerikane pa kaluar as 24 orë.

Prania e saj në Superbowl, por jo vetëm, buzëqeshjet, gëzimi, tifozllëku për të dashurin, ka rritur dëshirën e vajzave të reja dhe të vogla për të parë sport.


Taylor në fakt ka ndjekur të gjitha ndeshjet e sezonit. Ajo e bëri për të qenë pranë të dashurit Travis, por pati impakt më të gjerë se kaq. Afroi vajzat me baballarët.

Këtë po e dëshmojnë baballarët e tyre në rrjete sociale.

E mira më e madhe është se kjo i ka sjellë më afër vajzat me baballarët. Tani kanë një interes apo hobi të përbashkët.

Taylor e vodhi shfaqjen dje nga tribuna dhe vijon ende sot të shkruhet e flitet kudo për të, një nga njerëzit më me ndikim.