Stil jete

Eklipsi Diellor 2024, ja ku mund ta shihni "live"

Eklipsi Diellor 2024, ja ku mund ta shihni "live"

Këtë të hënë, në orën 13.27, (21:27 në Shqipëri), qielli do të errësohet për miliona amerikanë gjatë eklipsit diellor.

Ky është eklipsi i parë diellor që do të duket përgjatë Amerikës Veriore në shtatë vite dhe i radhës nuk do të mund të shihet në këto zona deri më 23 gusht të vitit 2044, sipas NASA.

Ndërsa, për ata që jetojnë në shtete që nuk do të shihet eklipsi, NASA do të nisë transmetimin live nga ora 19.00 deri në orën 22.00.

Pamjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të NASA-s në YouTube.

Në Europë eklipsi do të shihet pjesërisht në Norvegji, Islandë, Irlandë, pjesët perëndimore të Britanisë së Madhe, pjesët veriperëndimore të Spanjës dhe Portugalisë, Azores dhe Ishujt Kanarie.