Ekziston një hotel luksi 1400 dollarë nata për nënat që sapo dalin nga materniteti

Kthimi në shtëpi, me një bebe në duar, pas lindjes, është një nga më të vështirët. Të gjithë familjarët janë të lodhur, të çorientuar, të ngarkuar psikologjikisht, fizikisht. Nëna është ca më tepër se të tjerët. Në mes të gjithë kësaj rrëmuje është fëmija i vogël që kërkon vëmendje dhe kujdes maksimal.
Për këtë arsye, në Nju Jork është hapur një hotel luksoz dedikuar nënave të reja - por janë të mirëpritur edhe baballarët e rinj - dhe të vegjlit e tyre. Kushton 1400 dollarë nata dhe përmban të gjitha komoditetet.
Boram Postnatal Retreat, i vendosur në katin e nëntë të hotelit me pesë yje Langham në qytetin e Nju Jorkut, është projektuar dhe themeluar nga Boram Nam dhe bashkëshorti i saj Suk Park. Emri 'Boram' do të thotë 'diçka e frytshme pas punës së vështirë' në koreanisht dhe i gjithë koncepti i strukturës është frymëzuar nga modeli korean.
Pronarja e hotelit thotë se është e vetëdijshme për çmimin e lartë dhe se shumica e njerëzve nuk mund ta përballojnë, por çmimi është i tillë për të ruajtur standardin e shërbimit.
Shumica e çifteve qëndrojnë nga 3.5 deri në 7 netë. Po çfarë ofrohet aty?
Gjumi i pandërprerë. Masazhet e këmbëve sipas kërkesës, banjot e gjata, pompat e pastra të gjirit. Dhe pastaj ka një vaskë brenda dhomës, një aparat kafeje Nespresso dhe një shtrat suedez Duxiana. Ushqime janë me vlerat e duhura për nënat e reja - supë me alga deti, palca e kockave dhe biftek - biskota për ushqyerjen me gji, disa lloje çaji dhe një frigorifer plot me pije hidratuese.
Por kjo nuk është e gjitha: në Boram mund të ndiqni seminare nga pediatër, fizioterapistë dhe ekspertë të shëndetit mendor.
Aseti i vërtetë, megjithatë, janë shërbimet për fëmijët, jo vetëm një krevat fëmijësh për përdorim spitalor dhe pelena ekologjike në çdo suitë, por, mbi të gjitha një çerdhe që mban fëmijët. Nëna mund të shkojë ta mbajë kur të dojë fëmijën e saj.
Me pak fjalë, një parajsë për ato që sapo kanë lindur.
Tiranapost.al