Stil jete

Ekziston një lidhje midis lumturisë dhe ndjenjës së humorit

Ekziston një lidhje midis lumturisë dhe ndjenjës së humorit

Nga Arthur C.Brooks

Kur të vijë radha për të vdekur, dua të shkoj në atë botë në gjumë, ashtu si gjyshi im.

Jo duke bërtitur i tmerruar si pasagjerët në autobusin e tij. Nëse keni qeshur me këtë batutë,kjo ka ndodhur sepse në trurin tuaj kanë ndodhur me shpejtësi 3 gjëra.

Së pari, ju vutë re një mospërputhje:e imagjinuat në fillim gjyshin tim të shtrirë në shtratin e tij duke vdekur, por më pas e kuptuar se ai në fakt po drejtonte një autobus. Së dyti, ju e zgjidhët mospërputhjen:gjyshin tim e zuri gjumi në timon. Së treti, rajoni i trurit tuaj i quajtur gyrus parahipokampal, ju ndihmoi të kuptoni se nuk e kisha seriozisht atë që thashë, ndaj ju bëri të qeshni.

Dhe e gjitha kjo ju bëri të ndjeni pak gëzim. E kuptoj që pas kësaj analize, ndoshta nuk do të qeshni më. Humori mund të ndahet në seksione, ashtu si një bretkosë në laborator”- thotë shkrimtari EB.Uajtpor ai vdes gjatë procesit, dhe të brendshmet janë të neveritshme për këdo që nuk ka një mendje të pastër shkencore.

Mua më duket një konstatim i drejtë. Por humori është punë serioze kur bëhet fjalë për lumturinë, dhe kultivimi i aftësisë për të pasur humor në jetë, edhe në momentet më të errëta, mund të jetë sekreti që na mbron nga dëshpërimi.

Studiuesit kanë teorizuan prej kohësh se ndjenja e humorit, përbëhet nga 6 variablathemelorë:aftësia njohëse për të krijuar apo kuptuar shakatë, aftësia për të pëlqyer dhe shijuar një shaka, modelet e bërjes humor, një temperament gazmor apo të mprehtë, një qëndrim i butë përkundrejt jetës, dhe përdorimit të humorit si strategji përballë fatkeqësive. Prandaj, pasja e ndjenjës së humori mund të nënkuptojë të qenit shakaxhi, ose t’i vlerësosh gjërat me një sens humori.

Humori pozitiv dhe ai negativ

Konsumimi i humorit sjell gëzim dhe i lehtëson vuajtjet. Në një hulumtim të vitit 2010 të botuar në Journal of Aging Research, studiuesit për 8 javë përdorën tek një grup të moshuarish një terapi humori të përbërë nga shaka të përditshme, ushtrimet mbi tëqeshurën, histori qesharake etj.

Një grup kontrolli nuk iu nënshtrua kësaj terapie. Në fundin e eksperimentit, njerëzit në grupin e parë raportuan se në 42 për qind të rasteve, ata ndiheshin më të lumtur sesa në fillim. Ata ishin 35 për qind më të lumtur se sa grupi i dytë, dhe përjetuan një ulje të dhimbjes dhe vetmisë. Por është e rëndësishme që ti kushtohet vëmendje llojit të humorit që konsumohet dhe ndahet me të tjerët.

Humori mund të jetë i mirë, rast se nuk ka për qëllim nënçmimin apo dëmtimin e të tjerëve, apo kur qeshni me veten tuaj. Por mund të jetë gjithashtu negativ nëse sulmon të tjerët ose nëse përdoret për të nënçmuar veten. Humori pozitiv lidhet me vetëvlerësimin, optimizmin dhe kënaqësinë në jetë dhe uljen e depresionit, ankthit dhe stresit.

Ndërsa ai negativ ndjek një model të kundërt:mund të gjenerojë një mirëqenie të menjëhershme, por e përkeqëson palumturinë në një periudhë afatgjatë. Që humori të çojë në një rritje të vërtetë të nivelit lumturisë, thelbësore është koha. Nëse keni bërë ndonjëherë një shaka për një situatë tragjike dhe askush nuk ka qeshur, mund të jeni përpjekur që ta korrigjoni gabimin duke pyetur “Mos është shumë shpejt?”.

Studiuesit që studiojnë humorin përballë tragjedive, kanë zbuluar se shakatë mund ti ndihmojnë njerëzit të përballen me pikëllimin dhe humbjen e njerëzve të zemrës. Por shakaja nuk mund të jetë shumë afër apo shumë larg ngjarjes. Nëse bëni një shaka në mesin e një fatkeqësie të tmerrshme natyrore, do të braktiseni nga të gjithë. Për të pasur sensin e kohës sëduhur për të bërë humor, ju nevojitet ajo që sociologët i referohen si aftësia për të krijuar humor, një aftësi të cilën Xhenifer Aker dhe Naomi Bagdonas ia atribuojnë shumë përfitimeve të tjera, si për shembull suksesit në biznes.

Por të qenit njeri me humor është dimensioni i vetëm i ndjenjës së humorit, që me sa duket nuk e rrit lumturinë, një fenomen që nganjëherë njihet si paradoksi i kllounit të trishtuar. Në një eksperiment të vitit 2010 të botuar në revistën evropiane të psikologjisë, studiuesit iu kërkuan njerëzve të shkruanin tituj mbi një seri karikaturash, duke krijuar batutahaka si përgjigje ndaj situatave frustruesejetës së përditshme.

Ata zbuluan se nuk ka asnjë lidhje domethënëse midis të qenit njeri gazmor (siç gjykohet nga vlerësuesit e jashtëm) dhe lumturisë apo pakënaqësisë. Një studim tjetër zbuloi se humoristët profesionistë vuajnë nga në shumë psikoza sesa popullsia në përgjithësi.

Vetë e qeshura sjell pjesën më të madhe të përfitimeve të humorit, por jo domosdoshmërishtduke i bërë të tjerët të qeshin. Ndërkohë e qeshura funksionon edhe si një lubrifikant social, duke lehtësuar ndërveprimet, edhe kur nuk ka humor.

Shmangni të qenit të ashpër

Këshilla më e qartë është të mos jeni njerëz të rreptë dhe pa humor. Sigurisht, ka raste kur humori nuk është në vendin e duhur mos harroni koha është gjithçka – por ato janë më pak nga sa mund të mendoni. Disa nga batutat më të mira që kam dëgjuar ndonjëherë mbi ngjarjet tragjike, kanë qenë edhe më gazmoret.

Mos u shqetësoni se mos bëheni objekt humori

Nëna ime e ndjerë i pëlqente shakatë, por nuk ishte në gjendje që ti përsëriste ato. Sa herë niste tia tregonte dikujt, qeshte aq shumë vetë pa arritur as tek fundi, saqë tjetri nuk e kuptonte se çfarë kishte për të qeshur. Teknika e saj për të treguar një shaka mund të mos ketë qenë e shkëlqyer, por ajo kishte zbuluar pa dashje një nga sekretet e lumturisë:të konsumosh humorin, është shumë më mirë sesa ta krijosh atë.

Dhe është gjithashtu shumë më e thjeshtë. Njerëzit me shumë humor priren që të kenë tipare të veçanta neurologjike, të lindura dhe zakonisht një inteligjencë superiore. Nga ana tjetër njerëzit që pëlqejnë gjërat qesharake i japin përparësi humorit, kultivojnë aftësinë për ta pëlqyer atë, dhe i lejojnë vetes mundësinë për të qeshur. Për të marrë përfitimet e humorit në aspektin e lumturisë, lërini të tjerët të tregojnë shaka, ju dëgjojini dhe qeshni me to.

Shakatë negative, të dëmshme ose tepër të dëmshme janë provuar se ushtrojnë një forcë gërryese në mirëqenien tuaj dhe të tjerëve. Ky lloj humori ka tendencë të jetë më tepër nihilist, se sa i shkujdesur. Premisa e tij është:Asgjë s’ka rëndësi, ndaj unë tallem me diçka të çmuar, si jeta ime apo e jotja. Efektet negative mbi lumturinë, janë në disa raste mjaft të drejtpërdrejta, si për shembull tallja me dikë duke e lënduar atë, ose duke thënë një shaka që denigron një grupim njerëzish.

*Artikull i publikuar tek Bota.al, ripublikuar nga Tiranapost.al