Stil jete

Musk dështon me X? Miliarderi njofton prapë ndryshime

Musk dështon me X? Miliarderi njofton prapë ndryshime

Elon Musk ka njoftuar ndryshime në platformën "X". Miliarderi tha se të gjitha llogaritë që kanë më shumë se 2,500 abonentë të verifikuar do të jenë në gjendje të kenë akses falas në shërbimin premium që zakonisht kushtojnë 8 dollarë në muaj.

Premium dhe Premium+ u jep përdoruesve akses në Grok, një model i inteligjencës artificiale që synon të përgjigjet pothuajse çdo gjë.

Përdoruesit e përditshëm në mbarë botën të aplikacionit celular "X" ranë në 174 milionë në shkurt, 15% më pak nga një vit më parë, sipas hulumtimit nga firma e të dhënave Sensor Toëer. Shifrat e vetë X sugjerojnë gjithashtu një rënie që nga nëntori 2022.