Stil jete

Elon Musk padit OpenAI dhe CEO-n Sam Altman

Elon Musk padit OpenAI dhe CEO-n Sam Altman

Elon Musk ka paditur OpenAI dhe CEO-n e saj, Sam Altman, duke pretenduar se ata braktisën misionin primar të kompanisë për të zhvilluar inteligjencën artificiale për të mirën e njerëzimit.

Në një padi të ngritur të enjten në një gjykatë në San Francisko, avokatët e Musk thanë se në 2015 Musk, Altman dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Greg Brockman ranë dakord të formonin një laborator jofitimprurës që do të zhvillonte inteligjencën artificiale në përfitim të njerëzimit.

Musk u largua nga bordi në vitin 2018, katër vjet pasi tha se AI është potencialisht më i rrezikshëm se armët bërthamore.

“Edhe sot, faqja e internetit e OpenAI vazhdon të pretendojë se misioni i është të sigurojë që nga AI të përfitojë gjithë njerëzimi. Megjithatë, në realitet, OpenAI, është shndërruar në një degë nga e cila përfiton kompania më e madhe e teknologjisë në botë: Microsoft,” thuhet në padi.

Avokatët e Musk thanë në padi se fokusi i OpenAI në maksimizimin e fitimeve për Microsoft e thyen këtë marrëveshje.