Elon Musk tregon arsyen pse shkarkoi CEO-n e Twitter: I mungonte një aftësi kryesore drejtuese

Muaj përpara se të përfundonte blerjen e Twitter, miliarderi Elon Musk u takua me Parag Agarwal, në atë kohë CEO i kompanisë, por kuptoi se i mungonte një cilësi kryesore drejtuese. Kjo është zbuluar nga Walter Isaacson, një shkrimtar i cili kaloi tre vjet duke ndjekur CEO-n e Tesla për biografinë e tij 'Elon Musk'. Wall Street Journal ka publikuar një fragment të librit së bashku me detajet e takimit të Musk dhe Z. Agarwal në mars, në të cilin njeriu më i pasur në botë shpjegon se çfarë i mungonte Agarwal.
"Ai është një djalë me të vërtetë i mirë," tha Musk, por një nga parimet e tij është se drejtuesit nuk duhet të synojnë të pëlqehen, shkroi Isaacson, sipas raportit të WSJ .
"Ajo që i nevojitet Tëitter është një dragua që merr frymë dhe Parag nuk është ai," tha Musk pas takimit.
Pas blerjes së Twitter, një nga gjërat e para që bëri Musk ishte shkarkimi i Agrawal.