Stil jete

Facebook dhe Instagram do të bëhen me lekë, ja sa do kushtojnë

Facebook dhe Instagram do të bëhen me lekë, ja sa do

Bubullonte aq shumë sa ra shi. Thënë ndryshe, fjalët që dolën më herët se Facebook dhe Instagram do të bëhen me pagesë, u bënë realitet. Së shpejti, Meta, do të bëjë një version me pagesë të rrjeteve të saj sociale (Instagram dhe Facebook). Kompania e themeluar dhe e udhëhequr nga Mark Zuckerberg do t'u ofrojë përdoruesve evropianë mundësinë për të paguar një abonim mujor për të përdorur Facebook dhe Instagram pa reklama.⁠

Kujdes! Kjo nuk do të thotë që Instagrami dhe Facebook do të jenë vetëm me pagesë. Do të jenë ekzistentë edhe variantet pa pagesë. Pra pagesa nuk do të jetë detyrim.

Po sa do të kushtojnë?

9.99 euro në muaj do të kushtojë për përdorimin nga ëeb. 12.99 euro në muaj do të kushtojë për përdorimin në iOS ose Android.

Shërbimi i ri me pagesë do të jenë në dispozicion për të gjithë përdoruesit.

I pari që e hodhi hapin e planeve me pagesë ishte Twitter, sot X.