Stil jete

Farat e frutave që nuk duhet t`i hedhësh, por t`i hash

Farat e frutave që nuk duhet t`i hedhësh, por t`i hash

Frutat janë më të mirat për t’u konsumuar. Përveçse janë të shijshme, të ëmbla, janë plot vitamina. Ama edhe farat, që përgjithësisht i hedh poshtë, kanë përfitimet e tyre.

Farat e shalqirit janë të mira për lëkurën

Farat e tij janë plot me vitaminë C dhe antioksidantë të përdorur kryesisht për të trajtuar aknet dhe për të pasur lëkurë më të mirë në përgjithësi.

Si t`i hani farat: Ato mund të piqen - mund t’i vendosni pak vaj ulliri dhe pak kripë para se t’i piqni në furrë. Kanë edhe shijë shumë të mirë. Sidoqoftë, mund t`i hani edhe drejtpërdrejt nga fruti pasi nuk iu dëmtojnë stomakun se treten lehtë.

Farat e papajes për një sistem tretës të shëndetshëm

Përveç shijes, papaja është një frut ushqyes. Farat e papajës janë të pasura me enzimën e njohur si papain, e cila ndihmon në rritjen e aftësive tretëse.

Farat e shegës për humbje peshe

Hapja e një shege mund të duket punë e madhe, por nektari me lëng që marrim nga fruti është gjithmonë i kënaqshëm. Ky frut përmban shumë lëndë ushqyese, thelbësore për trupin. Farat, nga ana tjetër mund t’ju ??ndihmojnë të humbni peshë, sipas specialistëve të humbjes së peshës.

Farat e avokados për shëndetin kardiovaskular

Disa kërkime kanë vërtetuar se farat e avokados janë një burim jashtëzakonisht i dobishëm për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Si t`i hani farat: Kur copëtoni një avokado, hiqeni farën, zhvisheni nga lëkura ngjyrë kafe para se ta lini të thahet, pastaj vendoseni farën në një blender derisa të formojë një pluhur që mund të përdoret si shtesë për smoothie ose çajra.

Farat e portokallit për më shumë energji

Mos i nxirr më farat e portokalleve. Ato ia kalojnë kafes për dhënien e enegjisë.

Farat e dardhës afrikane për dhëmbë të shëndetshëm

Dardha afrikane, ose Dacryodes edulis, ka shumë vlera për shëndetin e njeriut. Janë të ngarkuara me sasi të larta të lëndëve ushqyese, përfshirë kalciumin që kontribuon në rritjen dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm.

Farat e frutave të pasionit për shëndetin mendor

Janë të pasura me magnez, i cili mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelet e tyre të ankthit.