Stil jete

Çfarë bën një çift i lumtur para se ta zërë gjumi?

Çfarë bën një çift i lumtur para se ta

Pikat e mëposhtme do të të shërbejnë si orientim për të kuptuar ku qëndron problemi në lidhjen tënde. Se nëse je i/e lumtur nuk ke asnjë nevojë ta zbulosh këtu. Dobësinë po, atë mund ta zbulosh lehtësisht.

Para se të flenë çiftet e lumtura:

I lënë telefonët silent dhe i largojnë nga vetja.

E harrojnë punën dhe gjithçka që ka ndodhur në të.

Shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë.

Ndjekin një rutinë të caktuar bashkë, si ushqimi, larja e dhëmëbve.

Bëjnë një bisedë me zemër, sado të shkurtër.

Nuk debatojnë apo hapin tema që i acarojnë.

Nuk i mbajnë fëmijët në dhomën e tyre të gjumit.

As kafshët shtëpiake.

I bëjnë njëri-tjetrit masazh.

Nuk i harrojnë kurrë puthjet dhe përqafimet.