Stil jete

Çfarë do të hamë në 2050-ën?

Çfarë do të hamë në 2050-ën?

Në 2050-ën do t'i themi lamtumirë mishit, kakaos dhe kafesë e do të lëmë hapësirë për proteinat bimore dhe algat.

Tashmë ka gjashtë lloje ushqimesh të lidhura me insektet autorizuar nga Bashkimi Evropian. Ato janë nga krimbi i miellit (tenebrio molitor) te karkalecat shtegtarë. Pastaj janë kriket (acheta domesticus) dhe krimbi më i vogël i miellit (alphitobius diaperinus). Proteinat alternative dhe gjithashtu dieta me bazë bimore do të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në 25 vitet e ardhshme. Ndërsa mishi, sidomos ai i kuq, kafeja dhe kakaoja do të konsumohen shumë pak, ose aspak.

Parashikimet për ato që do të hamë në 2050-ën i kanë bërë ekspertët e Cirfood, një ekip profesionistësh, mbështetur nga institute të rëndësishme kërkimore.