Stil jete

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte në gjumë për 1000 vjet dhe më pas do të zgjohej

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte

Ç`do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte në gjumë të thellë për 1 mijë vjet? Me çfarë do të përballeshin njerëzit kur të zgjoheshin?

Bright Side ka menduar për 8 hipoteza që do të bëheshin reale nëse do të flinim për 1000 vjet.

Pyjet do të ishin rritur përsëri kudo në Tokë.

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte

Aktiviteti njerëzor e bën të vështirë rigjenerimin e pyjeve. Nëse njerëzit nuk do të ekzistonin në planet, pemët dhe të gjithë elementët e natyrës do të rriteshin shumë më shpejt sesa pritet. Kafshët që jetojnë në pyje gjithashtu do të fillojnë të rriten në numër pasi do të kishin një bollëk ushqimesh.

Shume ndërtesa do të ishin shembur

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte

Shumica e ndërtesave janë bërë për të zgjatur 20-30 vjet pa ndërhyrë dora e njeriut. Pas këtyre viteve, do të shfaqeshin rrjedhje uji dhe problematika të tjera që do kërkonin ndërhyrjen e njeriut për t'i rregulluar. Në momentin që çatia juaj fillon të rrjedhë, është vetëm çështje kohe para se uji të hyjë në gjithë shtëpinë. Të vetmet ndërtesa që ndoshta do të qëndronin ende në këmbë edhe pas 1 mijë vitesh janë ato të bëra prej guri.

Planeti do të ishte në errësirë

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte

Ditën e parë pasi njerëzit do të shkonin të flinin, shumica e termocentraleve do të mbylleshin, duke ndërprerë energjinë elektrike në gjithë botën. Vetëm Times Square dhe Las Vegas do të kishin akoma dritë për disa ditë të tjera. I gjithë ushqimi ynë në frigorifer do të fillonte të sulmohej nga buburrecat dhe minjtë, të cilët do të sundonin botën. Për më tepër, shumë sisteme të metrosë që pompojnë ujin do të fillonin të keqfunksiononin, prandaj përmbytja e tuneleve do ishte çështje orësh. Në Alaskë, rezervuarët e magazinimit të naftës do të mbusheshin deri në buzë dhe më vonë do të shpërthenin. Nafta do të fillonte të derdhej.

Shumica e kafshëve shtëpiake do të zhdukeshin

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte

Edhe nëse qëndrojnë brenda një ndërtese, ata përfundimisht do të ngordhnin nga uria. Qentë e racave që mund ta përballojnë jetën e vështirë të rrugës, do ia dilnin. Racat e tjera do të zhdukeshin, Macet gjithashtu ka të ngjarë të arrijnë të përshtaten me mënyrën e tyre të re të jetesës. Sidoqoftë, ato do të duhet të ashpërsohen pak për të mbijetuar.

Shumë nga monumentet e botës do të ishin histori.

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte

Gërryerja është një nga armiqtë më të mëdhenj të të gjitha materialeve që janë përdorur për të ndërtuar të gjitha monumentet tona të bukura. Vetëm ari është imun ndaj kohës. Metalet dëmtohen thjesht nga prania e oksigjenit. Dhe pa qenë njerëzit aty pranë për t'u kujdesur për problemin, shkatërrimi do të ishte edhe më i madh.

Bimësia do të pushtonte qytetet

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte

Nëse veprimtaria njerëzore pushon së ekzistuari, hardhisë dhe dredhkës do t’i duheshin vetëm rreth 5 vjet për të zënë pjesën e jashtme të ndërtesave. Për shembull, fshati kinez Houtouëan u shpopullua në vitin 2002 dhe 2 dekada më vonë, natyra e ka marrë plotësisht pushtetin. Shumë ndërtesa janë mbuluar plotësisht nga hardhitë dhe dredhkat.

Shumë qytete do të ishin nën ujë.

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte

Arsyeja që qytete si Amsterdami janë ende në ekzistencë është e gjitha falë sistemeve të kullimit, digave dhe urave. Ata të gjithë e mbajnë oqeanin jashtë qyteteve dhe parandalojnë katastrofa të tilla si përmbytjet dhe tsunam. Por nëse njerëzit nuk do të ishin aty për të mirëmbajtur këto sisteme, forca e ujit do t'i shkatërronte ato.

Njerëzit do të duhet të luftojnë për të fituar përsëri qytetet e tyre.

Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të binte

Njerëzit edhe një herë do të duhet të luftojnë për mbijetesën e tyre pasi të zgjohen, pasi do të duhet të përballen me kafshët e egra. Aftësia e tyre për të bashkëpunuar dhe punuar në grupe do të ishte thelbësore për t'i ndihmuar ata të dominojnë mbi të gjitha krijesat e tjera.

Ata tashmë do të kishin të gjitha njohuritë teknike për të rindërtuar gjithçka sikurse ishte.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al