Për vite me radhë shumë janë rritur jo vetëm me tabu mbi seksin, por edhe me besime të caktuara për të: që për shembull gratë bëjnë vetëm dashuri, asnjëherë seks, se aventurat dhe marrëdhëniet e rastësishme nuk kanë lidhje me vajzat e mira, se masturbimi është mënyra më e shkurtër për të arritur ferrin dhe, mbi të gjitha, që pornografia është e rezervuar ekskluzivisht për universin mashkullor.
Ok, është e vërtetë që grave nuk u pëlqen çdo lloj filmi pornografik. Ato janë të qarta në atë që duan të shikojnë.
Gratë nuk preferojnë të shikojnë seks të dhunshëm apo të detyrueshëm. Ato duan seksin ku ka një përfshirje sentimentale.
Gra që goditen me pëllëmbët e duarve dhe gra që tërhiqen nga flokët. Është e qartë që, në një kontekst të tillë, çdo grua spektatore nuk ndihet mirë.
Nuk është rastësi që vetëm 26% e shikuesve të pornografisë janë gra. Nuk i pëlqen askujt e s`është ndonjë kënaqësi për askënd të konsiderohet si një kukull ose fetish (objekt seksi).
Pra, a ka pornografi femërore? Përgjigja është absolutisht po.
Pornografia femërore: karakteristikat dhe ndryshimet
Megjithëse numri i tyre është qartësisht qesharak krahasuar me tregun e destinuar për konsum mashkullor, ekziston një linjë e tërë filmash me pullë të kuqe kushtuar audiencës femërore.
Aktorët janë shumë natyralë, janë burra të këndshëm, por normalë. Mbi të gjitha, protagonistët nuk janë sekretare, klientë të hidraulikëve të zjarrtë ose, në përgjithësi, sende të vogla në duart e partnerit.
Seksi oral ekziston, por vetëm nëse është i dyanshëm, dhe jo i njëanshëm, ndërkohë që detajet anatomike dhe vuajërizmi janë plotësisht të ndaluara.
Me pak fjalë, skenari është padyshim shumë më i natyrshëm, i këndshëm, larg skenave skandaloze të shumë filmave për të rritur.
*Artikulli i Roba Da Donne u përshtat në shqip nga Tiranapost.al