Stil jete

Çfarë duhet të bëjnë prindërit me fëmijët për të hequr mërzitjen nga mbyllja në shtëpi

Çfarë duhet të bëjnë prindërit me

Mikesha më e mirë e fëmijëve, Lira Gjika, i jep një këshillë prindërve që janë të mbyllur në shtëpi këto kohë me familjen. Kujtoni bashkë momentet e gëzuara që keni kaluar bashkë, pushimet apo festat.

Postimi i plotë:

Prindër, duke ndenjur me fëmijët në shtëpi, kujtoni sëbashku momente të gëzuara, që keni kaluar. Mund të kujtoni festat e vitit të Ri apo pushime në det, ku jeni kënaqur apo, kur shkonit në pishina apo pushime në mal, ku luanit me dëborë apo shëtitje në natyrë. Të gjitha këto kujtime të bukura, do tju bëjnë të përjetoni edhe njëherë gëzimin e atyre ditëve. Memorja e çdo njërit nga ne, ka të depozituara çaste e ngjarje të bukura, për të kujtuar në këto ditë, që jemi të mërzitur e të bezdisura nga të qenit të mbyllur në shtëpi. Këto kujtime do të ndihmojnë psihën tonë të “ajroset” dhe të çlodhet nga mërzia, që krijon mbyllja. Pjesa e memorjes me kujtime te bukura vlen si një “bankë ku kemi depozita”, për ti përdorur kur kemi nevojë. Filloni ti përdorini, këto “depozita” të memorjes, jepini udhë imagjinatës këto ditë, të rritur e fëmijë sëbashku, pasi do tju ndihmojnë shumë për të mos u lodhur nga kjo gjëndje, sidomos fëmijët tuaj.