Stil jete

Çfarë duhet të keni parasysh nëse doni të ktheheni me ish-in

Çfarë duhet të keni parasysh nëse doni të ktheheni me
A mund t'i jepni dashurisë një shans të dytë dhe të ktheheni me ish-in tuaj? Tema është mjaft delikate veçanërisht nëse ai ju ka thyer zemrën dhe ju është dashur kohë të merrni veten.

Sado e dhimbshme të ketë qenë ndarja, ka gjithmonë një arsye pse marrëdhënia përfundon. Qoftë tradhti, pakënaqësia e njërit prej të dyve apo fundi i ndjenjës.

Thonë që zemra nuk urdhërohet, por a është vërtet një ide e mirë?

Këshilla për të mos bërë gabime

Fillimisht merrni frymë dhe mos merrni vendime të nxituara. Ndërsa duke e parë atë zemra filloi t’ju rrahë fort dhe nëse deklarata e tij e dashurisë ishte e fuqishme, kjo nuk nënkupton që duhet t'i jepet një shans i dytë. Merrni kohën që ju nevojitet për t’u menduar mirë dhe për të vlerësuar situatën.

Mendoni përsëri pse ka mbaruar

Nëse gjithçka do të kishte qenë perfekte lidhja juaj nuk do të kishte përfunduar. Kështu që ia vlen të pyesësh veten pse ka mbaruar. Arsyet që çuan në ndërprerjen e marrëdhënies tani mund të jenë vetëm një kujtim, por ato rrezikojnë të përsëriten sapo të ktheheni në rutinën tuaj të marrëdhënies. Në këtë rast rreziku për të thënë lamtumirë sërish - me të gjitha pasojat që kjo sjell - është mjaft i lartë. Pra, pyesni veten nëse jeni vërtet të aftë të shkoni më tej dhe të ta merrni parasysh këtë.

Reflektoni për arsyet e afrimit

Një shans i dytë në dashuri është i mundshëm, por themelet për të rifilluar një lidhje aty ku e latë duhet të jenë të forta. Jeni i sigurt që ish-i juaj nuk ju është kthyer vetëm nga mërzia apo nga ndjenja e vetmisë? Nëse keni përshtypjen se ai është kthyer tek ju vetëm sepse nuk ka mundësi të tjera, largohuni për të shmangur një zhgënjim tjetër.

Ji i sinqertë me veten

Një shans i dytë në dashuri mund të funksionojë vetëm në një rast: nëse ju dhe ish-i juaj keni punuar për veten tuaj, në kohën që keni qenë të ndarë, duke zgjidhur disi problemet që ishin më parë. Ndryshe, pavarësisht euforisë fillestare, lidhja e re mund të përfundojë sërish dhe në mënyrën më të keqe.