Stil jete

Çfarë është ‘teoria e lëkurës së portokallit’ që po ndan çiftet?

Çfarë është ‘teoria e lëkurës së

“Teoria e lëkurës së portokallit” është bërë virale në TikTok , me përdoruesit që pretendojnë se është një tregues i mirë i një marrëdhënieje të fortë.

Sipas testit, ai duhet të tregojë nëse partneri juaj bën gjëra për ju pa e pyetur.

Nëse i jepni partnerit tuaj një portokall dhe ai e qëron për ju, ju jeni bërë për njëri-tjetrin sipas teorisë.

Që kur trendi u bë viral, shumë përdorues të TikTok e kanë provuar atë tek partnerët, dhe kanë patur rezultate të ndryshme - për disa kjo i bëri ata të kuptojnë se ishin me personin e duhur, por të tjerë thonë se kjo ka qenë shkaku i ndarjes së tyre.