Çfarë ka paninja e Mrizit të Zanave që bëri për vete kryeqytetasit
E Shtunë 4 Janar 2025, 14:03
TiranaPost
A do të prisnit dy orë për një panine me djathë? Pikërisht kjo po ndodh në Stendën e Mrizit të Zanave në Sheshin Skënderbej. Paninja e tyre është bërë virale dhe ka ngjallur një kuriozitet të madh tek kryeqytetasit, të cilët janë të gatshëm të presin deri në dy orë për ta provuar.
Paninja kushton 300 lekë dhe përgatitet me produkte vendore. Shefi i Mrizit të Zanave na ka dhënë edhe recetën dhe është si më poshtë:
Buka me gjathë përmban:
-2 djathra kackavall të shkrirë, djathë i tharm për shkrirje, gjizë të tymosur, gjalpë fshati, qumesht dhe miell.
- Domate të thata të grira me vaj ulliri.
- Salçiçe lope të freskët
- Domate e thatë sipër dhe pak arra te thërrmuara