Stil jete

Çfarë mund të mësojë rajoni nga modeli suedez? Ulja e normave të duhanpirjes dhe reduktimi i dëmit nga duhani

Çfarë mund të mësojë rajoni nga modeli suedez? Ulja e

Unë mendoj se para së gjithash, politikëbërësit duhet të ‘gërmojnë’ në përvojën suedeze dhe të përpiqen të zgjedhin e të përshtatin atë me politikat e tyre. Ajo që di është se të gjitha vendet e rajonit kanë ende një prevalencë mjaft të lartë të duhanpirjes.

Konferenca ‘Rethink’ e mbajtur në Beograd në fund të vitit që lamë pas, trajtoi rastin e Suedisë si një vend pioner në politikat kundër duhanit dhe reduktimit të dëmit.

Patrik Hildingsson. Zëvëndës Presidenti për komunikimin dhe cështjet publike të Swedish Match, prodhuesi më i madh në botë i produkteve të nikotinës orale në një intervistë për mediat diskutoi gjerësisht rastin e Suedisë dhe çfarë mund të mësojë rajoni prej saj.

Suksesi i Suedisë në reduktimin e dëmit të duhanit është tashmë I njohur në nivel global, sidomos pasi Suedia u njoh si vendi I parë pa tym. A mund të na shpjegoni se çfarë e veçon modelin suedez dhe çfarë mund të mësojë rajoni nga qasja e saj?

Modeli suedez ka disa elemente kyç. Pikësëpari, kuadri rregullator i ka dhënë mundesi kompanive të sjellin risi në tregun e produkteve alternative të nikotinës. Swedish Match ka sjelle snusin – i cili po bëhet një zëvëndësues i cigareve tradicionale. Gjithashtu produktet me risk të reduktuar ofrojnë alternativa më pak të dëmshme për duhanpirësit. Në këtë drejtim mendoj që një produkt I vetëm nuk mund t’u pershtatet të gjithë duhanpirësve të rritur. Ndaj duhet të keni një gamë të gjerë të produkteve alternative të nikotinës. Pastaj një komponent kyç është rregullimi I këtyre produkteve në treg.

Çelësi për të ulur ndjeshëm duhanpirjen do të ishte përqafimi i produkteve alternative nga popullata duhanpirëse dhe rregullimi I kuadrit ligjor për këto produkte.

Duke e parë në aspektin shëndetësor – Suedia në krahasim me Evropën ka një nga normat më të ulëta të prekjes nga kanceri. Si lidhet ky fakt me përdorimin e produkteve alternative të nikotinës. Gjithashtu, a mund të sjellë kjo qasje përfitme për shëndetin publik në rajon?

Ju mund ta shikoni këtë në dy drejtime. Arsyeja pse sëmundjet dhe vdekshmëria që lidhen me duhanin po bie është sepse ne në Suedi nuk pimë duhan. Kjo është arsyeja kryesore. Ndërsa tjetra, nëse duhanpirësit zgjedhin të mos e lenë duhanin, të zgjedhin një alternative më pak të dëmshme.

Suedia ka patur produkte alternative si snus apo qeskat me nikotinë për më shume se 200 vjet. Ka rreth 300 studimeve të pavaruar shkencore në këtë drejtim.

Dhe çfarë mund të mësojë Serbia prej këtij rasti?

Unë mendoj se para së gjithash, politikëbërësit duhet të ‘gërmojnë’ në përvojën suedeze dhe të përpiqen të zgjedhin e të përshtatin atë me politikat e tyre. Sepse ajo që di është se të gjitha vendet e rajonit kanë ende një prevalencë mjaft të lartë të duhanpirjes.

Suedia njihet për përdorimin e produkteve orale të nikotinës. Nga ana tjetër, mund të themi se traditë për rajonin është pirja e duhanit. Sinqerisht, sa optimist mund të jeni për suksesin dhe pranimin e këtyre produkteve në vendet duhanpirëse të rajonit?

Mendoj se kur bëhet fjalë për konsumin e duhanit në çdo vend, cigaret ishin ‘kultura’. Nëse kthehemi pas në kohë, në vitet '70 ose në vitet '80, çdo vend do të zgjidhte cigaren. Pra, cigaret ishin pjesë e kulturës edhe në Suedi, në atë kohë.

Me këtë përvojë dhe informacion që kemi tani, jam absolutisht i sigurt se produktet alternativet do të luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen. Do të vijë një moment ku vendet do të kenë përdorur të gjithe mjetet e tyre për të zhdukur fenomenin e duhanpirjes dhe prape nuk do të jetë zgjidhur.

Patjetër që rregullimi i këtyre produkteve është I mirë, ne e mbëshesimin rregullimin, por duhet t’i jepni duhanpirësve dhe stimuj të tjerë, alternativa të reja.

Rajoni mund të përfitojë nga përqafimi i qasjes së Suedisë duke përshtatur rregulloret me rreziqet relative dhe profilin tosikologjik të produkteve, duke i besuar novacionit dhe zgjidhjeve më pak të dëmshmë për duhanpirësit e rritur.

Diçka që ndoshta shqetëson më shumë publikun, është përdorimi I produkteve alternative si qeskat e nikotinës nga të rinjtë. Cila është përvoja suedeze në lidhje me këtë rast?

Unë jam vetë baba i katër fëmijëve, kështu që e di prindërimin dhe të gjitha shqetësimet që lidhen me të rinjtë. Por, po kthehem serish te dy elemente. E para është të pasurit e një kuadri ligjor dhe zbatimi I tij. Që në këtë rast do të thote se duhet të kesh kufizime për moshën dhe duhet ti ndjekësh ato. E dyta, është për të ardhur keq që ekzistojnë kompani ‘jo serioze’ në çdo fushë, të cilat krijojnë një shqetësim për tregtinë e paligjshme. Kjo përsëri lidhet me krjijimin e mekanizmave ligjor po jo duke i ndalur këto produkte – por duke I rregulluar. Sepse ndalimi do të nxiste tregun e zi.

Kështu që ne po punojmë ngushtësisht me bashkëpunëtorët tanë për të siguruar që produktet tona të arrijnë audiencën e duhur.