Stil jete

Cilat janë efektet që çëmçakëzi mund të ketë në trupin tuaj

Cilat janë efektet që çëmçakëzi mund të

Gjatë historisë, njerëzit kanë përtypur gjithçka nga rrëshira dhe dylli deri tek orbitët. 5,000 vjet më parë njerëzit përtypnin copa katrani të lëvoreve të thuprës. Katrani ka efekte medicinale, njësoj si çamçakëzi modern. Padyshim, ka më shumë sesa fryma e freskët ose një shpërqëndrim i tepërt.

“Bright Side” ka ndarë disa mite nga realiteti në lidhje me efektin që mund të ketë përtypja e çamçakëzit në trupin tuaj.

1. Ndikon tek dhëmbët tuaj

Çamçakëzi pa sheqer është një vrasës efikas i baktereve, mbron dhëmbët tuaj nga prishja dhe gingivat duke shkaktuar pështymë shtesë që lanë acidet dhe mbetjet e ushqimit. Ai gjithashtu forcon smaltin duke aplikuar kalcium dhe fosfat shtesë.

Por nëse çamçakëzi juaj përmban sheqer, ai ka një ndikim negativ në shëndetin e dhëmbëve.

2. Përmirëson kujtesën

Përtzpja e çamçakëzit rrit rrahjet e zemrës, qarkullimin e gjakut dhe shpërndarjen e oksigjenit në tru. Një nga efektet pozitive të tij është se përmirëson gatishmërinë, përpunimin e mendimit, vendimmarrjen dhe kujtesën. Për fat të keq, nuk funksionon për një kohë të gjatë.

3. Ndihmon në humbjen e peshës

Çamçakëzi ndonjëherë mund të na shtypë oreksin. Pasi të përtypin çamçakëz në mëngjes, njerëzit priren të ndjehen më pak uri.

4. Shkakton probleme në nofull

Përtypja e vazhdueshme mund të çojë në një çrregullim që prek nyjet e nofullës dhe muskujt përreth saj. Çdo lëvizje e nofullës si ngrënia, qeshja, apo edhe të folurit shoqërohet me dhimbje të forta që ndonjëherë përhapen në qafë dhe shpatulla. Rreziku është veçanërisht i lartë nëse përtypni në momente stresi.

5. Ndikon në sistemin tretës

Prodhimi shtesë i pështymës thonë se funksionon më mirë se ilaçet, duke zvogëluar shanset për të vjella, siklet në bark dhe të përziera.

6. Zvogëlon urthin

çamçakëzi mund të ulë nivelet e acidit në ezofag. Rrjedhja e pështymës hollon dhe neutralizon acidin pas ushqimit të rëndë. Kjo mund të ndihmojë në uljen e zbaticës së acidit dhe urthit.