Çfarë të bëni me një dhuratë të padëshiruar që morët për Krishtlindje
Shpresojmë që “Santa” ju solli gjithçka që dëshironit për Krishtlindje.
Megjithatë, të gjithë ne në një moment kemi marrë një dhuratë që nuk është se i përmbushi shpresat tona.
Diçka që nuk na përshtatet, diçka ndaj së cilës jemi alergjikë… Lista është e pafundme dhe sado mirënjohës të jemi për mendimin, ndonjëherë ngecim me atë dhuratë të padëshiruar.
Pra, çfarë mund të bëni me një dhuratë të cilën nuk e pëlqeni, përveçse ta fshehni në dollapin tuaj për të mbledhur pluhur?
Kthejeni dhuratën për një rimbursim
Nëse keni një faturë dhurate, duhet të jeni në gjendje ta ktheni artikullin në dyqan dhe të merrni një rimbursim të plotë.
Megjithatë, nëse nuk keni një provë blerjeje, ka një lajm të keq: mund të mos jeni në gjendje ta merrni përsëri artikullin.
Jini të sinqertë
Blogeri i Thriftychap, Joseph Seager, thotë se mund të jesh i sinqertë për të mos dashur një dhuratë dhe t'ia kthesh atë dhuruesit.
Është një zgjedhje e guximshme, ne e dimë, por ia vlen të provohet – dhe mund të përfundojë si një fitore e favorshme.
"Cilado qoftë arsyeja, ata e kanë blerë atë dhe nëse nuk ju nevojitet apo dëshironi, ata mund ta përdorin atë ose të marrin paratë e tyre mbrapsht. Kjo gjë mund t'ju ndihmojë të shmangni një situatë të ngjashme vitin e ardhshëm."
Ridhurojeni
Kjo është zgjedhja më e përdorur dhe më e dukshme.
Megjithatë, nëse keni një sirtar plot me këto artikuj, sigurohuni që të mbani shënim se kush ju ka dhënë çfarë. Nuk është e pazakontë që njerëzit t'i dhurojnë diçka personit që ia ka dhënë dhe kjo sigurisht që do të ishte e turpshme.
Shiteni
Ju mund t'i shisni artikujt tuaj në faqet e internetit, në vendet e tregut dhe në në shumë vende të tjera
Shkëmbeni atë
"Organizoni një festë “shkëmbimi dhuratash". Të gjithë sjellin një dhuratë të padëshiruar dhe e ndërrojnë me dhuratën e padëshiruar të dikujt tjetër.
Tiranapost.al