Stil jete

FBI ka më në fund një arsye për të arrestuar të fejuarin e Gabby Petitos

FBI ka më në fund një arsye për të arrestuar të

FBI ka lëshuar një urdhër arresti për Brian Laundrie pas vdekjes së të fejuarës së tij, vlogeres Gabby Petito pasi ai në mënyrë përdori një kartë debiti ‘Capitol One Bank’ që nuk ishte e tij.

FBI ka më në fund një arsye për të arrestuar të

FBI sqaron se Laundrie është në kërkim për 'përdorim të paautorizuar' në lidhje me aktivitetet e tij financiare midis 30 gushtit dhe 1 shtatorit, pas vdekjes së Petito, dhe se ai e përdori kartën për të marrë sende që arrinin shumën prej 1.000 dollarë. Nuk bëhet e qartë se e kujt është karta, por me shumë mundësi e të fejuarës së tij, Gabby, për sa kohë ka rënë në gjurmë edhe FBI.

FBI ka më në fund një arsye për të arrestuar të

FBI sqaron se ky urdhër arresti nuk ka lidhje me vrasjen e Petitos, por sigurisht është një mundësi për ta pasur përballë Brian i cili është zhdukur pa gjurmë prej një jave. Që në fillim, ai as nuk e denoncoi humbjen e të fejuarës me të cilën jetonte dhe as nuk pranoi të fliste me Policinë kur ajo rezultonte e humbur. Kur trupi i Petitos u gjet në pyll, Brian u largua pa adresë. Deri më sot, policia nuk kishte prova për ta arrestuar. E vetmja mundësi ishte të komunikonte me Brian, përmes avokatit të tij.