Stil jete

FDA autorizon cigaren e parë elektronike, por vetëm me një shije

FDA autorizon cigaren e parë elektronike, por vetëm me një shije

FDA autorizoi dje për herë të parë një cigare elektronike që thuhet se mund të ndihmojë duhanpirësit të heqin dorë nga cigaret tradicionale.

Autorizimi vlen për cigaren elektronike të markës Vuse's Solo dhe cigaret e saj me shije duhani.

Të dhënat nga kompania treguan se modeli i autorizuar i cigareve elektronike i ndihmoi duhanpirësit të ulnin ekspozimin e tyre ndaj kimikateve të dëmshme në cigare tradicionale.

“Autorizimet e sotme janë një hap i rëndësishëm drejt sigurimit që të gjitha produktet e reja të duhanit t'i nënshtrohen vlerësimit të fortë dhe shkencor para së të nxirren në treg' tha Mitch Zeller, drejtor i qendrës së duhanit në FDA -së, në një deklaratë.

FDA tha se hodhi poshtë 10 kërkesa të tjera nga Vuse për produkte me shije të ndryshme. Agjencia është ende duke shqyrtuar kërkesën e kompanisë për të shitur një formulë nikotine me shije mente.