Stil jete

Fëmija që ra dhe nëna që fliste në telefon tërhoqën vëmendjen e Lira Gjikës në rrugë

Fëmija që ra dhe nëna që fliste në telefon

Këshillën e radhës, pediatrja Lira Gjika e ka sjellë përmes shembullit konkret të nënës që fliste në telefon dhe nuk e shkëpuste bisedën, as kur fëmija u rrëzua.

Fëmija që ra dhe nëna që fliste në telefon

Si duhet vepruar kur fëmija rrëzohet?

"Një nënë po ecte me fëmijën e saj dy vjeç përdore dhe njëkohësisht fliste me dikë në celular. Papritur fëmija pengohet dhe bie në tokë. Nëna duke vazhduar bisedën, pa e parë fëmijën në sy, përpiqet ta ngrejë duke e tërhequr nga dora dhe njëkohësisht duke vazhduar bisedën në celular. Asnjë fjalë dhe shikim ngushëllues për fëmijën që u rrëzua. Kjo skenë nuk është e rrallë në rrugët tona dhe nuk u ndodh vetëm nënave. Por në përgjithësi të gjithë të rriturve që janë në kontakt me fëmijët, përfshi edhe gjyshet. Kujdes të rritur, nëna, baballarë, gjyshër edukatorë. Fëmija ka shumë nevojë për shumë butësi, për shikim sy më sy dhe zërin e ngrohtë, ngushëllues e inkurajues të nënës apo zëvendësuesve të saj, sidomos kur rrezohet apo ndihet keq. Nëse ju sot jeni të pakujdesshëm dhe të pavëmendshëm ndaj këtyre gjërave “të vogla”, nesër mos u çudisni kur këta fëmijë të bëhen të rritur të pandjeshëm", shkruan Lira Gjika.