Stil jete

Fenomeni i rrallë! Mbajini mend këto tre data në qershor

Fenomeni i rrallë! Mbajini mend këto tre data në qershor

Një fenomen i rrallë do të ndodhë në qiell përgjatë muajit qershor, që do të shënohet sërish në 2029-n. Gjatë muajit të ardhshëm do të kemi tre eklipse dhe datat janë:

5 qershor 2020: Eklipsi hënor penumral,

21 qershor 2020: Eklips diellor anular,

5 korrik 2020: Eklipsi hënor penumral

Hera e fundit që në të vërtetë patëm tre eklipse hënore në hapësirën e një muaji  ishte në vitin 2018.

Eksperti i eklipsit të NASA-s, Fred Espenak, thotë se, “tre eklipset bien në të njëjtin muaj kalendarik vetëm 12 herë gjatë hapësirës pesë-shekullore nga 1801-2300.

Në një vit kalendarik ka të paktën katër eklipse, dy diellorë dhe dy hënorë. Një eklips diellor vjen gjithmonë brenda afro dy javësh nga një eklips hënor. Ndërsa  një palë tjetër eklipsesh një diellore dhe një hënore vjen përgjithësisht rreth 6 muaj më vonë.