Festivali i Verës që po mbledh personazhet e njohur në Berat
E Shtunë 2 Nëntor 2024, 13:09
TiranaPost
Prej të enjtes Berati po feston për verën, verën që pihet.
Festës i janë bashkuar turistë dhe vizitorë, mes tyre edhe personazhe të njohur të gazetarisë dhe televizionit, mes tyre Olti Curri, Elona Duro, Jonida Aliçkolli, Eni Shehu, Andi Vrapi.
Ky është edicioni i tretë i festivalit "Wine& Stories" dhe ka mbledhur 41 kantinat më të mira të Shqipërisë, Kosovës dhe zonës së arbëreshëve në Itali.
Festa që sot ka natën përmbyllëse përfshin panairin në sheshin kryesor të qytetit, ture të organizuara degustimi dhe muzikë live me McKresha dhe Lyrical Son.
Tiranapost.al