Stil jete

Fitorja e parë e Twitter. Gjykata vendos datën kur do përballet në gjyq me Musk

Fitorja e parë e Twitter. Gjykata vendos datën kur do përballet

Twitter e ka fituar përballjen e parë me Elon Musk. Pas padisë që i ngriti miliarderit që hoqi horë nga blerja e medias sociale, Twitter kërkoi përshpjetim të datës së gjyqit. Për Musk muaji i duhur do të ishte shkurti i vitit 2023, kur për Twitter, tetori i këtij vitit. Fitoi Twitter. Gjyqi do të zhvillohet në tetor.

Vendimi është marrë nga një gjykatës në Delaware, aty ku do të zhvillohet edhe seanca e përballjes.

Gjyqi do të zgjasë 5 ditë. Twitter do kërkojë shpjegime nga Musk pse hoqi dorë nga marrëveshja 44 milionë dollarëshe për ta blerë këtë platformë.

Përfaqësues të Musk pretendojnë se marrëveshja u anulua për shkak se mbulohej nga një re pasigurie. Po nuk kanë dhënë më shumë shpjegime.

Twitter nga ana tjetër pretendon se aksionet kanë rënë në bursë që prej momentit që Musk shkroi se idenë për të blerë Twitter-in e kish lënë në pritje.

Avokatët e Twitter janë shprehur se u duhen vetëm katër ditë për të argumentuar se ku gaboi Musk dhe ta çojnë pastaj marrëveshjen deri në fund.