Stil jete

Fjala e vitit u frymëzua nga një lojë

Fjala e vitit u frymëzua nga një lojë

Loja Wordle fiksoi këtë vit këdo që e luajti. Kështu edhe fjala e vitit u frymëzua pikërisht nga kjo lojë. “Homer” është fjala e 2022-shit sipas Kembrixhit.

“Homer” u pa më shumë se 79,000 herë këtë vit, me 65,401 kërkime që u kryen brenda një dite, vetëm në 5 maj.

Arsyeja? Ajo ishte dita kur përgjigja e Wordle-it provokoi zhgënjim nga përdoruesit jo-amerikanë të panjohur me termin e deri tek të tjerët teksa ata u përpoqën të siguronin një fitore duke hamendësuar fjalën brenda kufirit të lojës.

“Homer” është një term jozyrtar amerikano-anglez që përdoret në lojën e bejsbollit. Të tjerët mund ta njohin atë si emrin e një personazhi të Simpsons ose një poeti të lashtë grek.