Stil jete

Fjalët e fundit që disa njerëz u thanë fëmijëve të tyre në shtratin e vdekjes

Fjalët e fundit që disa njerëz u thanë fëmijëve

Humbja e një prindi është e vështirë. Por për disa njerëz, të qenit i pranishëm në fjalët e fundit të prindërve mund të jetë një ngushëllim (për fat të keq, për të tjerët, kjo vetëm sa e bën përvojën më të vështirë).

Për Buzzfeed disa njerëz i kanë ndarë këto momente:

“Babai im po vdiste nga kanceri i mëlçisë krejt papritur. Në ditën e tij të fundit, ai ishte zgjuar dhe ne biseduam gjithë ditën. Në mbrëmje frymëmarrja e tij u rëndua. Ai më thirri dhe më tha: Mendoj se kam bërë gjëra të mira. E zuri gjumi dhe shkoi”.

“Mamaja ime ishte në njësinë e kujdesit intensiv. Në një moment që erdhi në vete na tha: Martesa është ...(pauzë e gjatë) ... unike dhe ndryshe. Ajo ishte martuar me babAin tonë që në vitin 1934. Sot që kam 33 vjet i martuar, e kuptoj çfarë donte të thoshte.”

“Fjalët e fundit të mamasë sime për mua në shtratin e saj të vdekjes ishin: Të bëra burrë më të mirë... dhe ajo e bëri. Zot, sa më mungon”.
“Michael vazhdon të më kërkojë të kërcej, - më tha nëna për babin teksa ishte në shtratin e vdekjes. Ia ktheva: Oh, mama, thuaj po. Dhe pas fjalisë sime ajo mbylli sytë përgjithmonë. Siç duket i tha Po.”

“Babai im më tha: Nuk doja të largohesha kaq shpejt, vogëlushe.”


“Fjalët e fundit të babait tim ishin “Djalli më kapi. Unë jam në duart e tij tani. I thashë: A e sheh Jezusin? Thërriti atij. Ai u përgjigj: Është shumë vonë tani.” Dhe iku…”

“Isha ulur pranë shtratit të babait në natën e tij të fundit. Ai nuk i kishte hapur sytë dhe nuk kishte folur prej ditësh, kur papritmas hapi sytë, më pa dhe më tha: Vjen një ditë që të gjithë duhet të vdesin. Nuk mund të bësh asgjë për këtë. Nëse mund të bësh diçka të mirë, bëje në ditët përpara kësaj dite. Më pas mbylli sytë dhe disa orë më vonë shkoi.”