Fotoja simbol e Valeries/ Me fustanin e maturës mes rrënojave në Ukrainë

E Mërkurë 8 Qershor 2022, 14:40
TiranaPost
Kjo është fotoja e ditës në Ukrainë. Valerie është protagoniste e saj. Ajo është veshur me fustanin e kuq që kishte bërë gati që herët gjatë vitit për festën e diplomimit dhe pozoi mes rrënojave.
Nëse 24 shkurti nuk do të kishte sjellë pushimin rus në Ukrainë, tabloja e kësaj fotoje do të ishte ndryshe.
Kharkivi, qyteti ku Valerie jeton, ku është shkrepur edhe fotoja, është një nga qytetet më të sulmuara e të bombarduara prej forcave ruse.
Fiks ashtu siç duket në foto. Ka mbetur pas vetëm pluhur e hi. Asnjë shenjë nga shkolla e para disa muajve, ku Valerie studioi, veç fustanit dhe planeve të prishura të saj.