Stil jete

Fshati spanjoll del në shitje për 260,000 Euro

Fshati spanjoll del në shitje për 260,000 Euro

Salto de Castro, një fshat në Spanjën veriperëndimore, ka dalë për shitje dhe çmimi i kërkuar është 260,000 €.

I vendosur në kufirin me Portugalinë në provincën e Zamora-s dhe tre orë larg me makinë nga Madridi, Salto de Castro ka shumë nga ndërtesat që do të prisni t'i gjeni në një qytet të vogël spanjoll.

Ato përfshijnë 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojet civile.

Fshati spanjoll del në shitje për 260,000 Euro

Por ajo që nuk ka janë banorët. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tre dekada.

Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.

"Pronari kishte ëndrrën për të pasur një hotel këtu, por gjithçka u pezullua," tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin.

Fshati spanjoll del në shitje për 260,000 Euro

Rodríguez tha se 300 njerëz kanë shprehur interes për blerje, nga Rusia, Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe. Një blerës potencial ka vënë tashmë para për ta rezervuar, tha ai.

Salto de Castro u ndërtua nga kompania e prodhimit të energjisë elektrike Iberduero për të strehuar familjet e punëtorëve që ndërtuan rezervuarin ngjitur, nga fillimi i viteve 1950.

Por banorët u larguan pas përfundimit të tij dhe fshati u braktis plotësisht në fund të viteve 1980.