Stil jete

Fushata e qeverisë spanjolle për gratë: Të gjitha kanë një trup të bukur

Fushata e qeverisë spanjolle për gratë: Të gjitha kanë

Ministria e Barazisë në Spanjë ka nisur një fushatë verore për të inkurajuar gratë e shqetësuara mbi “body image”dhe kanë shqetësimin se si do të duket trupi i tyre në plazh.

'Vera është gjithashtu e jona', shkruan slogani mbi një imazh të pesë grave të formave dhe përmasave të ndryshme.

Drejtuesja e Institutit të Grave Antonia Morillas tha se pritshmëritë fizike ndikuan jo vetëm në vetëvlerësimin e grave, por iu mohuan atyre të drejtat e tyre. Të drejtën për të pushuar!

Në imazhin e 5 grave është përfshirë edhe një grua topless pas një mastektomie (heqje gjiri).

Por jo të gjithëve u ka lënë shije të mirë fushata.

Disa kanë shtruar pyetjen veten nëse duhet të zgjerohet për të përfshirë edhe burrat të cilët nuk kanë trupat perfektë.

Disa burrë në rrjet kanë reaguar duke shkruar: Gratë nuk kanë nevojë për lejen e ministrisë që të shkojnë në plazh.