Stil jete

Gabime në serialin “Squid Game” që ndoshta nuk i keni vërejtur

Gabime në serialin “Squid Game” që ndoshta nuk i keni

*SPOILERA

Seriali i Netflix "Squid Game" po shijon një moment të madh të popullaritetit, por fansat kanë vërejtur disa gabime dhe i kanë ndarë ato në rrjete sociale

Ndër këto gabime përfshihet një numër telefoni që shfaqet në ekran i cili është një numër real dhe pronari i tij ka marrë mijëra telefonata.

Gjithashtu, një numër llogarie bankare që shfaqet në një pjesë tjetër, ishte gjithashtu një llogari reale, që i përkiste njërit prej prodhuesve. Disa njerëz filluan të dërgonin para në llogari, e cila tani është mbyllur.

Gabimet në Squid Game

Nëse nuk e keni parë ende serialin, ju sugjeroj që ta shihni njëherë dhe më pas të ktheheni tek artikulli për të parë nëse keni kuptuar ndonjë nga këto gabime.

*

Sytë tanë ishin gjithmonë tek personazhet kryesore, për këtë arsye ndoshta nuk e vutë re se uniforma me një numër të caktuar ndonjëherë ishte një burrë dhe më pas ndërrohej me një grua. Kjo ndodhi në mënyrë të përsëritur, por një nga rastet më të dukshme ndodhi me pjesëmarrësin 061.

Në lojën e dytë, garuesit duhet të zgjedhnin një figurë pa qenë të sigurt se çfarë do të thotë, njëra prej tyre është ombrellë, por një dështim i vogël i vazhdimësisë bën që figura të ndryshojë nga një moment në tjetrin.

Misteret

Në një intervistë për CNN, drejtori i serialit Hëang Dong-hyuk tha se disa nga çështjet e pazgjidhura nga sezoni i parë do të trajtoheshin në një sezon të dytë.

Një nga misteret e mëdha të lënë të paqartë lidhet me historinë e drejtuesit të supozuar të organizatës, për të cilin ne dimë shumë pak.

Pastaj është historia e asaj që i ndodhi vërtet detektivit Jun-ho. Këto dhe më shumë mund të sqarohen në sezonin e dytë të Squid Game.

Tiranapost.al